Rriten përgjegjësitë e komandos shqiptare
( 0 Votes )
Komandot shqiptare do të kenë mundësi të përfshihen në luftime në Afganistan, pasi deri më tani misioni i trupave shqiptare ka qenë kryesisht ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë.
Kosovapress duke cituar mediat shqiptare raporton se deri tani misioni i trupave paqeruajtëse të Shqipërisë ka qenë kryesisht ruajtja dhe sigurimi i objekteve të rëndësisë së veçantë, si edhe shoqërimi i personaliteteve afgane dhe nuk ka pasur angazhime direkte në luftë.
Duke filluar nga muaji korrik, ushtarët shqiptarë do të jenë pjesë e operacioneve luftarake përkrah marinsave amerikanë dhe kolegëve të vendeve anëtare të NATO-s.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht përmes një projektligji të depozituar për miratim në Kuvend, nga Qeveria.
“Drafti propozon një amendim në ligjin nr.8290, datë 24.2.1998 ‘Për përdorimin e armëve të zjarrit’ që iu mundëson komandove shqiptare në Afganistan të përdorin armët, në luftimet kundër terroristëve”, shkruan “Gazeta shqiptare”.
Komandot shqiptare do të kenë mundësi të përfshihen në luftime në Afganistan, pasi deri më tani misioni i trupave shqiptare ka qenë kryesisht ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë. Kosovapress duke cituar mediat shqiptare raporton se deri tani misioni i trupave paqeruajtëse të Shqipërisë ka qenë kryesisht ruajtja dhe sigurimi i objekteve të rëndësisë së veçantë, si edhe shoqërimi i personaliteteve afgane dhe nuk ka pasur angazhime direkte në luftë.
Duke filluar nga muaji korrik, ushtarët shqiptarë do të jenë pjesë e operacioneve luftarake përkrah marinsave amerikanë dhe kolegëve të vendeve anëtare të NATO-s.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht përmes një projektligji të depozituar për miratim në Kuvend, nga Qeveria.
“Drafti propozon një amendim në ligjin nr.8290, datë 24.2.1998 ‘Për përdorimin e armëve të zjarrit’ që iu mundëson komandove shqiptare në Afganistan të përdorin armët, në luftimet kundër terroristëve”, shkruan “Gazeta shqiptare”.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/06/2010 13:36 - Polonia përballë përmbytjes
- 09/06/2010 13:32 - Obama në takim me liderin palestinez
- 09/06/2010 13:29 - Takim i Presidentëve Tadiç dhe Ivanov
- 09/06/2010 13:11 - Arrestohet vrasësi i Gjingjiq-it
- 09/06/2010 09:50 - Holanda në zgjedhje parlamentare
Të vjetra:
- 08/06/2010 11:57 - Arrestohen shtatë shqiptarë në Itali për kontrabandim të drogës
- 08/06/2010 11:54 - Organ i ri për stabilitetin e Euro-s
- 08/06/2010 10:57 - Meksikë: Zbulohet miniera me viktima
- 07/06/2010 16:09 - Samit për ndëshkimin e Izraelit
- 07/06/2010 16:03 - Protesta të reja në Maqedoni

