Samit për ndëshkimin e Izraelit
( 0 Votes )
Në samitin e “Euroazisë dhe Lindjes së Mesme” që është hapur sot në Ankara të Turqisë, pritet që vendet e pranishme të kërkojnë nga ato ndërkombëtare, ndëshkimin e Izraelit për aksionin e përgjakshëm ndaj aktivistëve humanitarë dhe anijes që bartte ndihma për Palestinezët e Gazës.
Të pranishëm do të jenë liderët nga Turqia, Rusia, Kina, Irani dhe Pakistani. Ndërkohë Izraeli për të kursyer liderët e tyre të lartë, përballë mllefit ndërkombëtar, janë duke dërguar një zyrtarë të nivelit të ulët nga ambasada izraelite në Turqi.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoglu, tha se Izraeli duhet të pranojë hetimet ndërkombëtare rreth vrasjes së 8 nënshtetasve turq.
Ai shtoi se nëse Izraeli pranon formimin e grupit hetimor, marrëdhëniet Turko-Izraelite do të marrin drejtim pozitiv, përndryshe nuk do të bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve.
Në samitin e “Euroazisë dhe Lindjes së Mesme” që është hapur sot në Ankara të Turqisë, pritet që vendet e pranishme të kërkojnë nga ato ndërkombëtare, ndëshkimin e Izraelit për aksionin e përgjakshëm ndaj aktivistëve humanitarë dhe anijes që bartte ndihma për Palestinezët e Gazës.Të pranishëm do të jenë liderët nga Turqia, Rusia, Kina, Irani dhe Pakistani. Ndërkohë Izraeli për të kursyer liderët e tyre të lartë, përballë mllefit ndërkombëtar, janë duke dërguar një zyrtarë të nivelit të ulët nga ambasada izraelite në Turqi.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoglu, tha se Izraeli duhet të pranojë hetimet ndërkombëtare rreth vrasjes së 8 nënshtetasve turq.
Ai shtoi se nëse Izraeli pranon formimin e grupit hetimor, marrëdhëniet Turko-Izraelite do të marrin drejtim pozitiv, përndryshe nuk do të bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/06/2010 09:50 - Holanda në zgjedhje parlamentare
- 09/06/2010 09:44 - Rriten përgjegjësitë e komandos shqiptare
- 08/06/2010 11:57 - Arrestohen shtatë shqiptarë në Itali për kontrabandim të drogës
- 08/06/2010 11:54 - Organ i ri për stabilitetin e Euro-s
- 08/06/2010 10:57 - Meksikë: Zbulohet miniera me viktima
Të vjetra:
- 07/06/2010 16:03 - Protesta të reja në Maqedoni
- 07/06/2010 10:22 - Katër palestinezë vriten në Gaza
- 07/06/2010 10:13 - 5 ushtarë humbin jetën në Afganistan
- 07/06/2010 10:03 - Përshendetet referendumi në Slloveni
- 07/06/2010 09:53 - Stuhia merr jetë njerëzish në Sh.B.A

