Stuhia Agatha merr jetën e 150 njerëzve
( 0 Votes )
Stuhia tropikale Agatha që ka prekur Amerikën Qëndrore ditët e fundit ka dëmtuar rëndë vendet si Guatemala dhe Hondurasi.
Deri tani janë konfirmuar 150 vdekje, derisa vazhdon kërkimi për afro 100 të zhdukur. Mijëra banorë janë detyruar të evakuuohen derisa qytetarët e Guatemalës janë duke u marrë me pasojat e asaj që mbeti pas stuhisë.
Banorët e Hondurasit ende janë duke u përpjekur të largojnë ujin e tepërt. Në kryeqytetin Tegusigalpa lagjet e tëra janë vërshuar sa që vetëm çatitë e shtëpive shihen.
Amerika Qëndrore preket nga stuhitë tropikale çdo vit, por ekspertët bënë të ditur se këtë herë shiu ka filluar shumë më herët se zakonisht dhe se vëllimi i ujit është dyfish në krahasim me vitet e kaluara.
Meteorologët parashohin stabilizim të motit për ditët në vijim.
Stuhia tropikale Agatha që ka prekur Amerikën Qëndrore ditët e fundit ka dëmtuar rëndë vendet si Guatemala dhe Hondurasi. Deri tani janë konfirmuar 150 vdekje, derisa vazhdon kërkimi për afro 100 të zhdukur. Mijëra banorë janë detyruar të evakuuohen derisa qytetarët e Guatemalës janë duke u marrë me pasojat e asaj që mbeti pas stuhisë.
Banorët e Hondurasit ende janë duke u përpjekur të largojnë ujin e tepërt. Në kryeqytetin Tegusigalpa lagjet e tëra janë vërshuar sa që vetëm çatitë e shtëpive shihen.
Amerika Qëndrore preket nga stuhitë tropikale çdo vit, por ekspertët bënë të ditur se këtë herë shiu ka filluar shumë më herët se zakonisht dhe se vëllimi i ujit është dyfish në krahasim me vitet e kaluara.
Meteorologët parashohin stabilizim të motit për ditët në vijim.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 04/06/2010 13:46 - BE-SHBA respekt islamit
- 04/06/2010 13:34 - Naoto Kan kryeministri i ri japonez
- 03/06/2010 11:04 - Rrëshqitje dheu në Kinë
- 03/06/2010 10:59 - Të liruarit turq priten si heronjë
- 02/06/2010 10:44 - Izraeli liroi mbi 400 aktivistë
Të vjetra:
- 01/06/2010 10:52 - 230 mijë makina Ford, me difekt
- 01/06/2010 10:48 - OKB kërkon hetim për sulmin izraelit
- 01/06/2010 10:33 - Luftanijet turke qëndojnë në Shqipëri
- 01/06/2010 10:29 - Katër serbë dhunojnë një vajzë të mitur
- 01/06/2010 09:51 - Vrasje në një spital në Lahore

