OKB kërkon hetim për sulmin izraelit
( 0 Votes )
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një deklaratë pas negociatave intensive që vazhduan deri në orët e vona të së hënës.
Aty thuhet se hetimet rreth incidentit të djeshëm ku humbën jetën 19 aktivistë pro palestinezë duhet të jenë të menjëhershëm, të besueshëm dhe transparentë.
Të paktën 19 aktivistë u vranë kur komando izraelite sulmuan anijet me ndihma që kishte destinacion Rripin e Gazës.
Teksti përfundimtar ishte kompromis mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Turqia dënoi ashpër Izraelin, derisa SHBA-ja, aleate e ngushtë e Izraelit, u përpoq që ta zbuste gjuhën e deklaratës.
Ende është e paqartë se çka ka ndodhur me gjashtë anije që janë dërguar në portin Ashdod. Një numër i protestuesve janë atdhesuar, derisa rreth 600 aktivistë pro-palestinezë janë dërguar në një burg në Izraelin jugor.
Aksioni i Ushtrisë Izraelite ka shkaktuar mllef të madh në mbarë botën. Ambasadat Izraelite janë vërshuar nga protestuesit në shumë vende duke filluar nga lindja e mesme, Amerika Latine dhe Qëndrore si dhe kryeqytetin Amerikan, Washington.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një deklaratë pas negociatave intensive që vazhduan deri në orët e vona të së hënës. Aty thuhet se hetimet rreth incidentit të djeshëm ku humbën jetën 19 aktivistë pro palestinezë duhet të jenë të menjëhershëm, të besueshëm dhe transparentë.
Të paktën 19 aktivistë u vranë kur komando izraelite sulmuan anijet me ndihma që kishte destinacion Rripin e Gazës.
Teksti përfundimtar ishte kompromis mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Turqia dënoi ashpër Izraelin, derisa SHBA-ja, aleate e ngushtë e Izraelit, u përpoq që ta zbuste gjuhën e deklaratës.
Ende është e paqartë se çka ka ndodhur me gjashtë anije që janë dërguar në portin Ashdod. Një numër i protestuesve janë atdhesuar, derisa rreth 600 aktivistë pro-palestinezë janë dërguar në një burg në Izraelin jugor.
Aksioni i Ushtrisë Izraelite ka shkaktuar mllef të madh në mbarë botën. Ambasadat Izraelite janë vërshuar nga protestuesit në shumë vende duke filluar nga lindja e mesme, Amerika Latine dhe Qëndrore si dhe kryeqytetin Amerikan, Washington.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/06/2010 11:04 - Rrëshqitje dheu në Kinë
- 03/06/2010 10:59 - Të liruarit turq priten si heronjë
- 02/06/2010 10:44 - Izraeli liroi mbi 400 aktivistë
- 01/06/2010 11:42 - Stuhia Agatha merr jetën e 150 njerëzve
- 01/06/2010 10:52 - 230 mijë makina Ford, me difekt
Të vjetra:
- 01/06/2010 10:33 - Luftanijet turke qëndojnë në Shqipëri
- 01/06/2010 10:29 - Katër serbë dhunojnë një vajzë të mitur
- 01/06/2010 09:51 - Vrasje në një spital në Lahore
- 31/05/2010 11:08 - Palestinë, vriten 15 aktivistë humanitarë
- 31/05/2010 10:58 - Ushtarë turq vriten nga kurdët

