Maqedoni:Unifikimi i teksteve, shqiptarët pro
( 0 Votes )
Ideja për unifikim të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë, e aktualizuar së fundmi nga kryeministri Sali Berisha, do të realizojë synimin për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve, vlerësojnë intelektualët shqiptarët në Maqedoni.
Mirëpo ata thonë se në këtë projekt duhet të përfshihen tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në tërë Ballkanin, e jo vetëm tekstet për nxënësit nga Shqipëria dhe Kosova.
Në Maqedoni mbi 30 për qind e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme janë shqiptarë. Për këtë arsye, kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve shqiptarë Nuhi Dardhishta, kërkon nga institucionet kompetente që sa më shpejt të fillojnë realizimin e idesë për unifikimin e teksteve shkollore.
Në ministrinë e arsimit të Maqedonisë shprehin gatishmëri të kushtëzuar për pranimin e një ideje për unifikim të teksteve shkollore të nxënësve shqiptarë me tekstet shkollore në Shqipëri dhe Maqedoni. Përfaqësuesit e ministrisë thonë se fillimisht duhet të unifikohen plan programet shkollore, si dhe të nënshkruhen marrëveshje adekuate për bashkëpunim mes ministrive përkatëse, e pastaj të fillohet të mendohet për unifikim të teksteve shkollore.
Ideja për unifikim të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë, e aktualizuar së fundmi nga kryeministri Sali Berisha, do të realizojë synimin për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve, vlerësojnë intelektualët shqiptarët në Maqedoni. Mirëpo ata thonë se në këtë projekt duhet të përfshihen tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në tërë Ballkanin, e jo vetëm tekstet për nxënësit nga Shqipëria dhe Kosova.
Në Maqedoni mbi 30 për qind e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme janë shqiptarë. Për këtë arsye, kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve shqiptarë Nuhi Dardhishta, kërkon nga institucionet kompetente që sa më shpejt të fillojnë realizimin e idesë për unifikimin e teksteve shkollore.
Në ministrinë e arsimit të Maqedonisë shprehin gatishmëri të kushtëzuar për pranimin e një ideje për unifikim të teksteve shkollore të nxënësve shqiptarë me tekstet shkollore në Shqipëri dhe Maqedoni. Përfaqësuesit e ministrisë thonë se fillimisht duhet të unifikohen plan programet shkollore, si dhe të nënshkruhen marrëveshje adekuate për bashkëpunim mes ministrive përkatëse, e pastaj të fillohet të mendohet për unifikim të teksteve shkollore.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 31/05/2010 09:56 - Rrjedhja e naftës ndalon para Gushtit
- 31/05/2010 09:50 - Mbahet konferenca për Ballkanin
- 30/05/2010 20:44 - Mbi 100 mijë qytetarë protestuan në Korenë e Veriut
- 30/05/2010 20:39 - Në Indi humbin jetë 30 persona, lëndohen 28
- 29/05/2010 17:02 - Tiranë: Dështon pengmarrja dhe grabitja
Të vjetra:
- 29/05/2010 12:22 - 80 persona vriten ne Pakistan
- 29/05/2010 11:44 - Shpërthen vullkani më aktiv në Amerikën Latine
- 28/05/2010 14:05 - Rreth 2 mijë muslimanë mbahen peng
- 28/05/2010 11:01 - Samit për marrëdhëniet mes Koreve
- 28/05/2010 10:57 - Shpërthim në një tren në Indi

