80 persona vriten ne Pakistan
( 0 Votes )
Banorët e kryeqytetit kulturor të Pakistanit, Lahore ende janë në shok, një ditë pas sulmeve në dy xhami, që lanë të vdekur së paku 80 persona dhe më shumë se 100 të lënduar. Pas namazit të së premtes disa persona të armatosur hynë në xhami dhe filluan të gjuajnë me armë në drejtim të besimtarëve.
E kur forcat e sigurisë tentuan të hynë në tempull, sulmuesit hodhën veten në ajër.
Zyrtarët e Spitalit në Lahore, janë më se të sigurt se numri përfundimtar i viktimave do të jetë më i lartë, kjo për shkak të lëndimeve të rënda të shumë personave.
Sipas autoriteteve dyshimi bie mbi militantët islamikë që kishin për shënjestër minoritetin mysliman të “Ahmadis”.
Brenga e banorëve të Lahorës është se sulmi i ditës së djeshme do të çojë drejt gjakderdhjeve të reja në vend.
Pakistani është aleat kyç i SH.B.A-ve në luftën kundër militantëve islamik, dhe si pasoj shumë shpesh është skenë e dhunës ndër sektare.
Banorët e kryeqytetit kulturor të Pakistanit, Lahore ende janë në shok, një ditë pas sulmeve në dy xhami, që lanë të vdekur së paku 80 persona dhe më shumë se 100 të lënduar. Pas namazit të së premtes disa persona të armatosur hynë në xhami dhe filluan të gjuajnë me armë në drejtim të besimtarëve.E kur forcat e sigurisë tentuan të hynë në tempull, sulmuesit hodhën veten në ajër.
Zyrtarët e Spitalit në Lahore, janë më se të sigurt se numri përfundimtar i viktimave do të jetë më i lartë, kjo për shkak të lëndimeve të rënda të shumë personave.
Sipas autoriteteve dyshimi bie mbi militantët islamikë që kishin për shënjestër minoritetin mysliman të “Ahmadis”.
Brenga e banorëve të Lahorës është se sulmi i ditës së djeshme do të çojë drejt gjakderdhjeve të reja në vend.
Pakistani është aleat kyç i SH.B.A-ve në luftën kundër militantëve islamik, dhe si pasoj shumë shpesh është skenë e dhunës ndër sektare.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 31/05/2010 09:50 - Mbahet konferenca për Ballkanin
- 30/05/2010 20:44 - Mbi 100 mijë qytetarë protestuan në Korenë e Veriut
- 30/05/2010 20:39 - Në Indi humbin jetë 30 persona, lëndohen 28
- 29/05/2010 17:02 - Tiranë: Dështon pengmarrja dhe grabitja
- 29/05/2010 15:34 - Maqedoni:Unifikimi i teksteve, shqiptarët pro
Të vjetra:
- 29/05/2010 11:44 - Shpërthen vullkani më aktiv në Amerikën Latine
- 28/05/2010 14:05 - Rreth 2 mijë muslimanë mbahen peng
- 28/05/2010 11:01 - Samit për marrëdhëniet mes Koreve
- 28/05/2010 10:57 - Shpërthim në një tren në Indi
- 28/05/2010 09:53 - Grekët, duhanpirësit më të mëdhenjë

