Samit për marrëdhëniet mes Koreve
( 0 Votes )
Në Seul sot po organizohet një samit trepalësh ku po merr pjesë Kina, Koreja e Veriut dhe Japonia. Me pjesëmarrje në samit, Kina mëton të ftohë gjakrat në mes dy Koreve.
Republika Popullore po angazhohet për të ftohur gjakun në mes dy Koreve. Këtë gjë synon ta bëjë Kryeministri kinez Wen Xhibao, i cili të premten zbarkoi në Seul, për të zhvilluar një samit me Presidentin e vendit Lee Myung Bak dhe kryeministrin japonez Jukio Hatojama.
Koreja e Jugut kërkoi nga Kina që t’i bashkohet vendeve si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, në dënimin e fundosjes së anijes, ku mbetën të vdekur 46 marinarë.
Kreu i qeverisë kineze, sipas analistëve në Pekin, nuk pritet që t’i jep mbështetje vendit demokratik, por llogaritet që të ul antagonizmin në mes dy vendeve.
Me gjithë këtë Seuli pritet që të ftojë Kinën që t’i bashkohet nismës për të shpjer Korenë Komuniste në Këshillin e Sigurimit, lidhur me incidentin e rëndë që ngjau muaj më parë. Këtë gjë po e kërkojnë edhe mija qytetarë, që dolën për të kërkuar ndihmën e Kinës. Nga ana tjetër Koreja e Veriut nuk po lëshon pe.
Armata e shtetit komunist është vënë në gatishmëri të plotë luftarake, në rast se nevojitet një gjë e tillë.
Në Seul sot po organizohet një samit trepalësh ku po merr pjesë Kina, Koreja e Veriut dhe Japonia. Me pjesëmarrje në samit, Kina mëton të ftohë gjakrat në mes dy Koreve.Republika Popullore po angazhohet për të ftohur gjakun në mes dy Koreve. Këtë gjë synon ta bëjë Kryeministri kinez Wen Xhibao, i cili të premten zbarkoi në Seul, për të zhvilluar një samit me Presidentin e vendit Lee Myung Bak dhe kryeministrin japonez Jukio Hatojama.
Koreja e Jugut kërkoi nga Kina që t’i bashkohet vendeve si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, në dënimin e fundosjes së anijes, ku mbetën të vdekur 46 marinarë.
Kreu i qeverisë kineze, sipas analistëve në Pekin, nuk pritet që t’i jep mbështetje vendit demokratik, por llogaritet që të ul antagonizmin në mes dy vendeve.
Me gjithë këtë Seuli pritet që të ftojë Kinën që t’i bashkohet nismës për të shpjer Korenë Komuniste në Këshillin e Sigurimit, lidhur me incidentin e rëndë që ngjau muaj më parë. Këtë gjë po e kërkojnë edhe mija qytetarë, që dolën për të kërkuar ndihmën e Kinës. Nga ana tjetër Koreja e Veriut nuk po lëshon pe.
Armata e shtetit komunist është vënë në gatishmëri të plotë luftarake, në rast se nevojitet një gjë e tillë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 29/05/2010 17:02 - Tiranë: Dështon pengmarrja dhe grabitja
- 29/05/2010 15:34 - Maqedoni:Unifikimi i teksteve, shqiptarët pro
- 29/05/2010 12:22 - 80 persona vriten ne Pakistan
- 29/05/2010 11:44 - Shpërthen vullkani më aktiv në Amerikën Latine
- 28/05/2010 14:05 - Rreth 2 mijë muslimanë mbahen peng
Të vjetra:
- 28/05/2010 10:57 - Shpërthim në një tren në Indi
- 28/05/2010 09:53 - Grekët, duhanpirësit më të mëdhenjë
- 27/05/2010 16:24 - Hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjen
- 27/05/2010 16:16 - Inaugurohet Presidenti i kërkuar për krime
- 27/05/2010 16:09 - Shtohen tensionet në mes dy Koreve

