Shpërthim në një tren në Indi
( 0 Votes )
Të paktën 65 persona vdiqën dhe 200 të tjerë u lënduan, si pasojë e një shpërthimi në një tren në Indi. Autoritetet indiane thanë se ky është një sabotazh i Maoistëve.
Treni i shpejtë që përshkon hekurudhat e Indisë lindore, të premten nuk ia doli të kompletojë destinacionin e plotë.
Gyaneshvar Express që u nis nga Mumbai për në Kalkutë, hasi në një shpërthim të fuqishëm, që devijoji vagonët nga binaret hekurodhore.
Të paktën 65 persona vdiqën, ndërsa më shumë se 200 llogariten të jenë lënduar. Një numër i madh i pasagjerëve besohet të kenë ngecur brenda këtyre vagonëve. Dyshohet se akti i dhunshëm është kryer nga maoistët.
I këtij mendimi ishte edhe Ministri i Hekurudhave Vivek Sahai. Reagoi edhe Kryeministri Manmohan Sing, i cili veprimtarinë e sulmuesve e quajti sfidën më të madhe të qeverisë në Delhi.
Maoizmi është një lëvizje që mbron interesat e fshatarëve dhe fermerëve në Indi. Veprimtaria e tyre shtrihet nëpër 20 shtete të Indisë. Sulmet ndaj uniformave vendase besohen të jenë kryer si pasojë e dhunës së shtruar kundër tyre.
Të paktën 65 persona vdiqën dhe 200 të tjerë u lënduan, si pasojë e një shpërthimi në një tren në Indi. Autoritetet indiane thanë se ky është një sabotazh i Maoistëve.Treni i shpejtë që përshkon hekurudhat e Indisë lindore, të premten nuk ia doli të kompletojë destinacionin e plotë.
Gyaneshvar Express që u nis nga Mumbai për në Kalkutë, hasi në një shpërthim të fuqishëm, që devijoji vagonët nga binaret hekurodhore.
Të paktën 65 persona vdiqën, ndërsa më shumë se 200 llogariten të jenë lënduar. Një numër i madh i pasagjerëve besohet të kenë ngecur brenda këtyre vagonëve. Dyshohet se akti i dhunshëm është kryer nga maoistët.
I këtij mendimi ishte edhe Ministri i Hekurudhave Vivek Sahai. Reagoi edhe Kryeministri Manmohan Sing, i cili veprimtarinë e sulmuesve e quajti sfidën më të madhe të qeverisë në Delhi.
Maoizmi është një lëvizje që mbron interesat e fshatarëve dhe fermerëve në Indi. Veprimtaria e tyre shtrihet nëpër 20 shtete të Indisë. Sulmet ndaj uniformave vendase besohen të jenë kryer si pasojë e dhunës së shtruar kundër tyre.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 29/05/2010 15:34 - Maqedoni:Unifikimi i teksteve, shqiptarët pro
- 29/05/2010 12:22 - 80 persona vriten ne Pakistan
- 29/05/2010 11:44 - Shpërthen vullkani më aktiv në Amerikën Latine
- 28/05/2010 14:05 - Rreth 2 mijë muslimanë mbahen peng
- 28/05/2010 11:01 - Samit për marrëdhëniet mes Koreve
Të vjetra:
- 28/05/2010 09:53 - Grekët, duhanpirësit më të mëdhenjë
- 27/05/2010 16:24 - Hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjen
- 27/05/2010 16:16 - Inaugurohet Presidenti i kërkuar për krime
- 27/05/2010 16:09 - Shtohen tensionet në mes dy Koreve
- 27/05/2010 15:32 - AI: Gjyqësia ndërkombëtare, e politizuar

