Hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjen
( 1 Vote )
Kolegji i komisioneve për liberalizimin e vizave, ka vendosur të liberalizojë vizat për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Lajmi është konfirmuar nga Komisionerja për Çështjet e Drejtësisë në Parlamentin Evropian, Cecilia Malstrom.
Sipas saj ky propozim patjetër sjell lajme të mira për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe natyrisht është pjesë shumë e rëndësishme e politikës së Bashkimit Evropian për të lehtësuar kontaktet mes njerëzve.
“Është gjithashtu një mundësi komunikimi midis vendeve”, ka thënë ajo gjatë një paraqitje para mediave në Bruksel.
Ajo shtoi se “se të dyja vendet kanë bërë përmirësime në shumë drejtime, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe natyrisht KE-ja ka monitoruar me kujdes të gjitha përpjekjet”. Malstrom tha gjithashtu se të dyja vendet duhet të luftojnë krimin e organizuar.
E pyetur për Kosovën, ajo tha se ka një plan për këtë vend, por plani sipas saj, është ende në përgatitje e sipër.
E pyetur për datën e aplikimit të liberalizimit të vizave, Malstrom tha se gjatë verës do të ketë një grup monitorues, i cili gjatë vjeshtës do të japë vlerësimet, por nuk ka premtuar asnjë datë të saktë.
Kolegji i komisioneve për liberalizimin e vizave, ka vendosur të liberalizojë vizat për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Lajmi është konfirmuar nga Komisionerja për Çështjet e Drejtësisë në Parlamentin Evropian, Cecilia Malstrom.Sipas saj ky propozim patjetër sjell lajme të mira për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe natyrisht është pjesë shumë e rëndësishme e politikës së Bashkimit Evropian për të lehtësuar kontaktet mes njerëzve.
“Është gjithashtu një mundësi komunikimi midis vendeve”, ka thënë ajo gjatë një paraqitje para mediave në Bruksel.
Ajo shtoi se “se të dyja vendet kanë bërë përmirësime në shumë drejtime, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe natyrisht KE-ja ka monitoruar me kujdes të gjitha përpjekjet”. Malstrom tha gjithashtu se të dyja vendet duhet të luftojnë krimin e organizuar.
E pyetur për Kosovën, ajo tha se ka një plan për këtë vend, por plani sipas saj, është ende në përgatitje e sipër.
E pyetur për datën e aplikimit të liberalizimit të vizave, Malstrom tha se gjatë verës do të ketë një grup monitorues, i cili gjatë vjeshtës do të japë vlerësimet, por nuk ka premtuar asnjë datë të saktë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 29/05/2010 11:44 - Shpërthen vullkani më aktiv në Amerikën Latine
- 28/05/2010 14:05 - Rreth 2 mijë muslimanë mbahen peng
- 28/05/2010 11:01 - Samit për marrëdhëniet mes Koreve
- 28/05/2010 10:57 - Shpërthim në një tren në Indi
- 28/05/2010 09:53 - Grekët, duhanpirësit më të mëdhenjë
Të vjetra:
- 27/05/2010 16:16 - Inaugurohet Presidenti i kërkuar për krime
- 27/05/2010 16:09 - Shtohen tensionet në mes dy Koreve
- 27/05/2010 15:32 - AI: Gjyqësia ndërkombëtare, e politizuar
- 27/05/2010 10:21 - Miratohet rekomandimi për liberalizimin e vizave
- 27/05/2010 10:00 - Delegacioni i BE përfundon takimet në Tiranë

