Shtohen tensionet në mes dy Koreve
( 0 Votes )
Shteti komunist ndërpreu edhe një marrëveshje me Korenë e Jugut, që parashihte shmangien e një konflikti të armatosur.
Koreja e Veriut të enjten ndërpreu marrëveshjen me Korenë e Jugut, që parasheh shmangien e përleshjeve aksidentale.
Hapi i tillë i zyrtarëve të shtetit komunist vjen në një moment, kur marrëdhëniet në mes dy vendeve simotra kanë pësuar një ftohje të thellë.
I gjithë ky tension erdhi pasi Koreja e Jugut akuzoi shtetin komunist për fundosjen e anijes luftarake, ku mbetën të vdekur 46 marinarë. Një ditë më parë Penjani zyrtar iu kërcënua Seulit me luftë. Shteti komunist bëri të ditur se ka vënë në gatishmëri të gjithë armatën për një goditje drejt fqiut jugor.
Ata bënë thirrje edhe për lundrat e jugut që të mos kalojnë kufirin ujorë, sepse ndryshe do të asgjësohen.
Përgjigjja erdhi menjëherë nga jugu, pasi Gjenerali amerikan Walter Sharp nga Seuli bëri të ditur se Jugu ka të gjithë mbështetjen e duhur nga Shtetet e Bashkuara.
Në shtetin demokratik po organizohen edhe protesta të ashpra. Ndryshe nga dy palët zyrtare, qytetarët e të dyja vendeve vazhduan të kalojnë kufirin ndërmjet dy vendeve, përkundër rritjes së tensioneve.
Kriza në Kore ka shkaktuar turbulence të mëdha në bursat aziatike.
Shteti komunist ndërpreu edhe një marrëveshje me Korenë e Jugut, që parashihte shmangien e një konflikti të armatosur.Koreja e Veriut të enjten ndërpreu marrëveshjen me Korenë e Jugut, që parasheh shmangien e përleshjeve aksidentale.
Hapi i tillë i zyrtarëve të shtetit komunist vjen në një moment, kur marrëdhëniet në mes dy vendeve simotra kanë pësuar një ftohje të thellë.
I gjithë ky tension erdhi pasi Koreja e Jugut akuzoi shtetin komunist për fundosjen e anijes luftarake, ku mbetën të vdekur 46 marinarë. Një ditë më parë Penjani zyrtar iu kërcënua Seulit me luftë. Shteti komunist bëri të ditur se ka vënë në gatishmëri të gjithë armatën për një goditje drejt fqiut jugor.
Ata bënë thirrje edhe për lundrat e jugut që të mos kalojnë kufirin ujorë, sepse ndryshe do të asgjësohen.
Përgjigjja erdhi menjëherë nga jugu, pasi Gjenerali amerikan Walter Sharp nga Seuli bëri të ditur se Jugu ka të gjithë mbështetjen e duhur nga Shtetet e Bashkuara.
Në shtetin demokratik po organizohen edhe protesta të ashpra. Ndryshe nga dy palët zyrtare, qytetarët e të dyja vendeve vazhduan të kalojnë kufirin ndërmjet dy vendeve, përkundër rritjes së tensioneve.
Kriza në Kore ka shkaktuar turbulence të mëdha në bursat aziatike.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 28/05/2010 11:01 - Samit për marrëdhëniet mes Koreve
- 28/05/2010 10:57 - Shpërthim në një tren në Indi
- 28/05/2010 09:53 - Grekët, duhanpirësit më të mëdhenjë
- 27/05/2010 16:24 - Hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjen
- 27/05/2010 16:16 - Inaugurohet Presidenti i kërkuar për krime
Të vjetra:
- 27/05/2010 15:32 - AI: Gjyqësia ndërkombëtare, e politizuar
- 27/05/2010 10:21 - Miratohet rekomandimi për liberalizimin e vizave
- 27/05/2010 10:00 - Delegacioni i BE përfundon takimet në Tiranë
- 26/05/2010 10:51 - Xhamajka: Civilët mbrojnë bosin e drogës
- 26/05/2010 10:34 - Clinton apel për marrëdhëniet mes Koreve

