AI: Gjyqësia ndërkombëtare, e politizuar
( 0 Votes )
Raporti më i ri i Amnesty International denoncon shtetet më me ndikim të cilat abuzojnë me gjyqësinë ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat politike. U kritikuan Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja
Ky është vlerësimi më i ri i Amnesty International, i publikuar të enjten në Londër.
Organizata e të drejtave të njeriut kritikoi qeveritë e fuqishme për keqpërdorim të drejtësisë ndërkombëtare, që sipas tyre shfrytëzon ndikimin për të mbrojtur interesat e tyre politike.
Një nga pikat kryesore të referimit në këtë raport janë luftimet e vitit të shkuar në Sri Lanka. Këtu kritikohen edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, që sipas Amnsty dështoi të intervenojë për të shmangur gjakderdhjen.
Kritikave nuk i shpëtuan as Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që sipas këtij grupi, shfrytëzojnë ndikimin e tyre në Këshillin e Sigurimit, për të mbrojtur Izraelin.
Pos këtyre dy faktorëve të rëndësishëm në maje të kritikave gjendet edhe Unioni Afrikan. Ky organizëm fajësohet që nuk po bashkëpunon me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të arrestuar Presidentin e Sudanit Omar Hasan Al Bashir. Edhe Shërbimi inteligjent i Britanisë së Madhe u denoncua në këtë raport, duke u akuzuar për tortura nëpër operacionet sekrete.
Raporti më i ri i Amnesty International denoncon shtetet më me ndikim të cilat abuzojnë me gjyqësinë ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat politike. U kritikuan Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe SHBA-jaKy është vlerësimi më i ri i Amnesty International, i publikuar të enjten në Londër.
Organizata e të drejtave të njeriut kritikoi qeveritë e fuqishme për keqpërdorim të drejtësisë ndërkombëtare, që sipas tyre shfrytëzon ndikimin për të mbrojtur interesat e tyre politike.
Një nga pikat kryesore të referimit në këtë raport janë luftimet e vitit të shkuar në Sri Lanka. Këtu kritikohen edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, që sipas Amnsty dështoi të intervenojë për të shmangur gjakderdhjen.
Kritikave nuk i shpëtuan as Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që sipas këtij grupi, shfrytëzojnë ndikimin e tyre në Këshillin e Sigurimit, për të mbrojtur Izraelin.
Pos këtyre dy faktorëve të rëndësishëm në maje të kritikave gjendet edhe Unioni Afrikan. Ky organizëm fajësohet që nuk po bashkëpunon me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të arrestuar Presidentin e Sudanit Omar Hasan Al Bashir. Edhe Shërbimi inteligjent i Britanisë së Madhe u denoncua në këtë raport, duke u akuzuar për tortura nëpër operacionet sekrete.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 28/05/2010 10:57 - Shpërthim në një tren në Indi
- 28/05/2010 09:53 - Grekët, duhanpirësit më të mëdhenjë
- 27/05/2010 16:24 - Hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjen
- 27/05/2010 16:16 - Inaugurohet Presidenti i kërkuar për krime
- 27/05/2010 16:09 - Shtohen tensionet në mes dy Koreve
Të vjetra:
- 27/05/2010 10:21 - Miratohet rekomandimi për liberalizimin e vizave
- 27/05/2010 10:00 - Delegacioni i BE përfundon takimet në Tiranë
- 26/05/2010 10:51 - Xhamajka: Civilët mbrojnë bosin e drogës
- 26/05/2010 10:34 - Clinton apel për marrëdhëniet mes Koreve
- 26/05/2010 09:47 - Ministrat britanikë në punë pa vetura

