Miratohet rekomandimi për liberalizimin e vizave
( 2 Votes )
Kolegji i Komisionerëve miratoi rekomandimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën. Megjithatë pritet të ketë disa kushte dhe modalitete të ngjashme me ato që iu vunë Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë vitin e kaluar.
“Balkan Insight” thotë se ka në dorë një draft rekomandim, ku thuhet se Shqipërisë dhe Bosnjes do u kërkohet të forcojnë kapacitetin e zbatimit të ligjit dhe implementimin efikas të kuadrit ligjor për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku përfshihet dhe përcaktimi i burimeve të duhura njerëzore dhe financiare.
Kushti tjetër i adresuar Tiranës ka të bëjë me zbatim me efikasitet të ligjit të ri, në fushën e konfiskimit të aseteve kriminale. Pas miratimit nga Kolegji i Komisionerëve, rekomandimi do t’i kalojë për miratim Parlamentit Evropian e më pas Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së për vendimin përfundimtar.
BBC raporton se brenda javës pritet që Bashkimi Evropian të përgatisë opinionin lidhur me heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Opinioni do të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme gjatë takimit të nivelit të lartë ministerial mes Bashkimit Evropian dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sarajevë.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ka deklaruar për Televizionin Klan se heqja e vizave për Shqipërinë, do të jetë e mundur në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit të këtij viti. Basha në një bisedë telefonike me TV Klan ka deklaruar gjithashtu se hapat që Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit, sigurisë së kufijve dhe më kryesorja e sigurisë së mjeteve të identitetit, kanë bërë që rekomandimi i prezantuar në Kolegjin e e Komisionerëve Europianë, të votohet në favor të heqjes së regjimit të vizave afatshkurtëra me Shqipërinë.
Kolegji i Komisionerëve miratoi rekomandimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën. Megjithatë pritet të ketë disa kushte dhe modalitete të ngjashme me ato që iu vunë Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë vitin e kaluar. “Balkan Insight” thotë se ka në dorë një draft rekomandim, ku thuhet se Shqipërisë dhe Bosnjes do u kërkohet të forcojnë kapacitetin e zbatimit të ligjit dhe implementimin efikas të kuadrit ligjor për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku përfshihet dhe përcaktimi i burimeve të duhura njerëzore dhe financiare.
Kushti tjetër i adresuar Tiranës ka të bëjë me zbatim me efikasitet të ligjit të ri, në fushën e konfiskimit të aseteve kriminale. Pas miratimit nga Kolegji i Komisionerëve, rekomandimi do t’i kalojë për miratim Parlamentit Evropian e më pas Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së për vendimin përfundimtar.
BBC raporton se brenda javës pritet që Bashkimi Evropian të përgatisë opinionin lidhur me heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Opinioni do të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme gjatë takimit të nivelit të lartë ministerial mes Bashkimit Evropian dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sarajevë.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ka deklaruar për Televizionin Klan se heqja e vizave për Shqipërinë, do të jetë e mundur në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit të këtij viti. Basha në një bisedë telefonike me TV Klan ka deklaruar gjithashtu se hapat që Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit, sigurisë së kufijve dhe më kryesorja e sigurisë së mjeteve të identitetit, kanë bërë që rekomandimi i prezantuar në Kolegjin e e Komisionerëve Europianë, të votohet në favor të heqjes së regjimit të vizave afatshkurtëra me Shqipërinë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 28/05/2010 09:53 - Grekët, duhanpirësit më të mëdhenjë
- 27/05/2010 16:24 - Hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjen
- 27/05/2010 16:16 - Inaugurohet Presidenti i kërkuar për krime
- 27/05/2010 16:09 - Shtohen tensionet në mes dy Koreve
- 27/05/2010 15:32 - AI: Gjyqësia ndërkombëtare, e politizuar
Të vjetra:
- 27/05/2010 10:00 - Delegacioni i BE përfundon takimet në Tiranë
- 26/05/2010 10:51 - Xhamajka: Civilët mbrojnë bosin e drogës
- 26/05/2010 10:34 - Clinton apel për marrëdhëniet mes Koreve
- 26/05/2010 09:47 - Ministrat britanikë në punë pa vetura
- 26/05/2010 09:42 - Sindekova negocion për krizën në Shqipëri

