Delegacioni i BE përfundon takimet në Tiranë
( 0 Votes )
Ekipi i të dërguarve të Bashkimit Evropian mbrëmë vonë ka mbajtur takime të ndara me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën si dhe me liderin e Partisë Socialiste, Edi Ramën, por nuk janë dhënë informacione se për çfarë është biseduar.
Delegacioni nga Bashkimi Evropian ka arritur në Shqipëri, pas bisedimeve pa rezultat që janë mbajtur ditë më parë në Strasburg.
Mediat në Tiranë njoftojnë se ekipi i BE-së përbëhet nga Jana Sindelkova, zv/shefe e kabinetit të Stefan Fules, Terkel Petersen i cili mbulon Shqipërinë në Sekretariatin e Këshillit të BE-së si dhe dy këshilltarët e kryetarëve të grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian, Rob Van De Uoter dhe Jesper Haglynd.
Bëhet e ditur se delegacioni i Bashkimit Evropian në orën 19.00 kanë shkuar në zyrën e kryeministrit Berisha dhe kanë dal nga aty pas dy orësh, ndërsa rreth orës 21.00 ata kanë vizituar zyret e kreut të opozitës Edi Rama, në Bashkinë e Tiranës.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion lidhur me atë se për çfarë është biseduar gjatë takimeve, pasi palët deklaruan një pakt të bërë që më parë në Strasburg, për të mos publikuar asnjë nga bisedat e zhvilluara, si nga anëtarët e delegacionit ashtu edhe zyrat respektive të liderëve politikë në Tiranë.
Ekipi i të dërguarve të Bashkimit Evropian mbrëmë vonë ka mbajtur takime të ndara me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën si dhe me liderin e Partisë Socialiste, Edi Ramën, por nuk janë dhënë informacione se për çfarë është biseduar. Delegacioni nga Bashkimi Evropian ka arritur në Shqipëri, pas bisedimeve pa rezultat që janë mbajtur ditë më parë në Strasburg.
Mediat në Tiranë njoftojnë se ekipi i BE-së përbëhet nga Jana Sindelkova, zv/shefe e kabinetit të Stefan Fules, Terkel Petersen i cili mbulon Shqipërinë në Sekretariatin e Këshillit të BE-së si dhe dy këshilltarët e kryetarëve të grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian, Rob Van De Uoter dhe Jesper Haglynd.
Bëhet e ditur se delegacioni i Bashkimit Evropian në orën 19.00 kanë shkuar në zyrën e kryeministrit Berisha dhe kanë dal nga aty pas dy orësh, ndërsa rreth orës 21.00 ata kanë vizituar zyret e kreut të opozitës Edi Rama, në Bashkinë e Tiranës.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion lidhur me atë se për çfarë është biseduar gjatë takimeve, pasi palët deklaruan një pakt të bërë që më parë në Strasburg, për të mos publikuar asnjë nga bisedat e zhvilluara, si nga anëtarët e delegacionit ashtu edhe zyrat respektive të liderëve politikë në Tiranë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/05/2010 16:24 - Hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjen
- 27/05/2010 16:16 - Inaugurohet Presidenti i kërkuar për krime
- 27/05/2010 16:09 - Shtohen tensionet në mes dy Koreve
- 27/05/2010 15:32 - AI: Gjyqësia ndërkombëtare, e politizuar
- 27/05/2010 10:21 - Miratohet rekomandimi për liberalizimin e vizave
Të vjetra:
- 26/05/2010 10:51 - Xhamajka: Civilët mbrojnë bosin e drogës
- 26/05/2010 10:34 - Clinton apel për marrëdhëniet mes Koreve
- 26/05/2010 09:47 - Ministrat britanikë në punë pa vetura
- 26/05/2010 09:42 - Sindekova negocion për krizën në Shqipëri
- 25/05/2010 17:00 - Rënia e Euros destabilizon ekonominë

