Lehtësohet marrja e vizës Shengen sipas kodit të BE
( 0 Votes )
Ata të cilët duan të pajisen me një vizë Shengen nga sot do t’a kenë më të lehtë e nëse ajo refuzohet, do të njoftohet për arsyet e refuzimit. Kjo në bazë të kodit te ri të Bashkimit Evropian për vizat, i cili hyn sot në fuqi.
Sipas këtij kodi procedura e marrjes së vizave do të jetë e njëjtë për 25 vendet e Shengenit. Kodi i ri po ashtu parashikon që brenda 15 ditësh, konsullata e një vendi Shengen duhet t'i japë një datë aplikantit, në të cilën ai mund të paraqesë formularin e aplikimit për vizë.
Pastaj brenda dy javësh duhet të merret vendimi për dhënien ose jo të vizës. Zyrtarët e BE-së gjithashtu thonë se formulari i plotësimit për kërkesën për vizë do të jetë më i lehtë dhe më i shkurtër.
Kodit parashikon në parim të mbetet e pandryshuar pagesa prej 60 eurosh për vizë, por do të ketë disa përjashtime. Do të ketë ulje të pagesës për fëmijët 6 deri 12 vjeç, të cilët në të ardhmen do të paguajnë vetëm 35 euro, si dhe janë parashikuar përjashtime për grupe të caktuara aplikantësh.
Ata të cilët duan të pajisen me një vizë Shengen nga sot do t’a kenë më të lehtë e nëse ajo refuzohet, do të njoftohet për arsyet e refuzimit. Kjo në bazë të kodit te ri të Bashkimit Evropian për vizat, i cili hyn sot në fuqi. Sipas këtij kodi procedura e marrjes së vizave do të jetë e njëjtë për 25 vendet e Shengenit. Kodi i ri po ashtu parashikon që brenda 15 ditësh, konsullata e një vendi Shengen duhet t'i japë një datë aplikantit, në të cilën ai mund të paraqesë formularin e aplikimit për vizë.
Pastaj brenda dy javësh duhet të merret vendimi për dhënien ose jo të vizës. Zyrtarët e BE-së gjithashtu thonë se formulari i plotësimit për kërkesën për vizë do të jetë më i lehtë dhe më i shkurtër.
Kodit parashikon në parim të mbetet e pandryshuar pagesa prej 60 eurosh për vizë, por do të ketë disa përjashtime. Do të ketë ulje të pagesës për fëmijët 6 deri 12 vjeç, të cilët në të ardhmen do të paguajnë vetëm 35 euro, si dhe janë parashikuar përjashtime për grupe të caktuara aplikantësh.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 06/04/2010 10:16 - Zgjedhje të përgjithshme në Britani
- 05/04/2010 14:12 - Sulme në Pakistan, vdesin dhjetra persona
- 05/04/2010 13:44 - Vazhdojnë sulmet kamikaze në Rusi, vriten 2 policë
- 05/04/2010 13:22 - Shpëtojnë 50 minatorë në Kinë
- 05/04/2010 11:28 - Tërmet i fuqishëm në kufirin Sh.B.A - Meksikë
Të vjetra:
- 01/04/2010 19:54 - Turqia feston ditën e shakasë, 1 Prillin
- 01/04/2010 14:10 - Rhode Island goditet nga stuhi të mëdha
- 01/04/2010 14:05 - Belgjika në proces për heqjen e mbulesave në publik
- 01/04/2010 13:57 - Miliarda dollarë u dedikohet rindërtimit të Haitit
- 01/04/2010 13:51 - Fuqitë e Mëdha pro sanskionimit të Iranit

