Belgjika në proces për heqjen e mbulesave në publik
( 1 Vote )
Deputetet belgë votuan njëzëri për propozim ligjin që synon të ndalë përdorimin e shamisë nëpër vende publike.
Ky vendim solli një pakënaqësi të madhe tek komuniteti mysliman në këtë vend
Me këtë akt Belgjika bën hapin e parë ndër vendet e Bashkimit Evropian, që tenton të heq nga përdorimi këto pjesë identifikuese të veshjeve islamike.
Propozim ligji do të dalë në votim para Parlamentit të Belgjikës më datë 22 prill për të parë nëse do të shndërrohet në ligj.
Vendimi i tillë i deputetëve belgë u prit me pakënaqësi te komuniteti i emigrantëve. U paralajmëruan edhe protesta.
Në disa shkolla në rajonet flamane, ferexhja është e ndaluar për përdorim, por nëpër pjesën më të madhe të territorit të vendit, kjo gjë nuk ishte e ndaluar. Këto pjesë të veshjeve islame janë çështje e ndjeshme edhe në Francën fqinje. Më shumë se 15 milionë myslimanë jetojnë nëpër vendet e BE-së.
Deputetet belgë votuan njëzëri për propozim ligjin që synon të ndalë përdorimin e shamisë nëpër vende publike. Ky vendim solli një pakënaqësi të madhe tek komuniteti mysliman në këtë vend
Me këtë akt Belgjika bën hapin e parë ndër vendet e Bashkimit Evropian, që tenton të heq nga përdorimi këto pjesë identifikuese të veshjeve islamike.
Propozim ligji do të dalë në votim para Parlamentit të Belgjikës më datë 22 prill për të parë nëse do të shndërrohet në ligj.
Vendimi i tillë i deputetëve belgë u prit me pakënaqësi te komuniteti i emigrantëve. U paralajmëruan edhe protesta.
Në disa shkolla në rajonet flamane, ferexhja është e ndaluar për përdorim, por nëpër pjesën më të madhe të territorit të vendit, kjo gjë nuk ishte e ndaluar. Këto pjesë të veshjeve islame janë çështje e ndjeshme edhe në Francën fqinje. Më shumë se 15 milionë myslimanë jetojnë nëpër vendet e BE-së.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/04/2010 13:22 - Shpëtojnë 50 minatorë në Kinë
- 05/04/2010 11:28 - Tërmet i fuqishëm në kufirin Sh.B.A - Meksikë
- 05/04/2010 11:26 - Lehtësohet marrja e vizës Shengen sipas kodit të BE
- 01/04/2010 19:54 - Turqia feston ditën e shakasë, 1 Prillin
- 01/04/2010 14:10 - Rhode Island goditet nga stuhi të mëdha
Të vjetra:
- 01/04/2010 13:57 - Miliarda dollarë u dedikohet rindërtimit të Haitit
- 01/04/2010 13:51 - Fuqitë e Mëdha pro sanskionimit të Iranit
- 31/03/2010 14:08 - Fëmijë të mbytur gjenden në Kinë
- 31/03/2010 14:03 - Rusia goditet përsëri nga sulme vetëvrasëse
- 30/03/2010 20:02 - Humb beteja për dëshpërblimin e vrasjeve në Srebrenicë

