Fëmijë të mbytur gjenden në Kinë
( 0 Votes )
Një skandal me trupa të foshnjave të vdekura është zbuluar në Kinë. Autoritetet arrestuan, të mërkurën, zyrtarë dhe punonjës të dy spitaleve në Shadong, për shkak të dyshimeve se janë të lidhur me rastin e 21 bebeve, të cilat u gjetën në një lum në afërsi.
Sipas policisë kineze, dy punonjës të morgut në objektin shëndetësor në Xhining, janë përgjegjës për ngjarjen që trazoi opinionin publik në Kinë.
Vetëm një ditë më parë ata gërmuan edhe në afërsi të lumit, ku u gjetën mbetje mortore nga foshnjat kineze. Te disa nga bebet u gjetën numrat, që shërbejnë për tu njohur nga prindërit.
Besohet se një numër i madh i foshnjave janë hedhur në lum, për shkak se prindërit nuk patën mundësi të paguajnë taksat e varrimit apo balsamimit të mbetjeve mortore. Kina është vendi me numrin më të madh të popullsisë në botë.
Një skandal me trupa të foshnjave të vdekura është zbuluar në Kinë. Autoritetet arrestuan, të mërkurën, zyrtarë dhe punonjës të dy spitaleve në Shadong, për shkak të dyshimeve se janë të lidhur me rastin e 21 bebeve, të cilat u gjetën në një lum në afërsi.Sipas policisë kineze, dy punonjës të morgut në objektin shëndetësor në Xhining, janë përgjegjës për ngjarjen që trazoi opinionin publik në Kinë.
Vetëm një ditë më parë ata gërmuan edhe në afërsi të lumit, ku u gjetën mbetje mortore nga foshnjat kineze. Te disa nga bebet u gjetën numrat, që shërbejnë për tu njohur nga prindërit.
Besohet se një numër i madh i foshnjave janë hedhur në lum, për shkak se prindërit nuk patën mundësi të paguajnë taksat e varrimit apo balsamimit të mbetjeve mortore. Kina është vendi me numrin më të madh të popullsisë në botë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/04/2010 19:54 - Turqia feston ditën e shakasë, 1 Prillin
- 01/04/2010 14:10 - Rhode Island goditet nga stuhi të mëdha
- 01/04/2010 14:05 - Belgjika në proces për heqjen e mbulesave në publik
- 01/04/2010 13:57 - Miliarda dollarë u dedikohet rindërtimit të Haitit
- 01/04/2010 13:51 - Fuqitë e Mëdha pro sanskionimit të Iranit
Të vjetra:
- 31/03/2010 14:03 - Rusia goditet përsëri nga sulme vetëvrasëse
- 30/03/2010 20:02 - Humb beteja për dëshpërblimin e vrasjeve në Srebrenicë
- 30/03/2010 14:02 - Rusia është në ditë zie për 38 e vdekurit në sulmin kamikaz
- 30/03/2010 13:49 - Mblidhet samiti i G8-ës, arsyeja programi nuklear i Iranit
- 29/03/2010 12:54 - Sulm vetëvrasës në Moskë, humbin jetën së paku 37 persona

