Rusia goditet përsëri nga sulme vetëvrasëse
( 0 Votes )
Derisa kryeministri i Rusisë Vladimir Putin kërkon të gjenden fajtorët që kryen sulmin vetëvrasës në metronë e Moskës, një tjetër aktivitet terrorist ngjau në rajonin autonom të Dagesanit.
Të paktën 12 persona u vranë, përfshirë këtu dhe një zyrtar të lartë policor, gjatë dy aksioneve vetëvrasëse në rajonin e Kaukazit Verior.
Ngjarja e e parë dhe më e rëndë ngjau mëngjesin e së mërkurës, para Ministrisë së Brendshme në qytetin e Kizlyarit.
Vetëm 20 minuta më vonë, ndodhi edhe sulmi tjetër duke shkaktuar një panik të madh tek qytetarët e këtij vendi. Këto sulme besohet të jetë dorë e militantëve islamikë. Vetëm një muaj më parë lideri i rebelëve Doku Umarov pati paralajmëruar autoritetet e Moskës se luftëtarët e tij do të zgjerojnë veprimtarinë nëpër shumë pjesë të Federatës Ruse.
Tre ditë më herët, qytetarët e Moskës ishin dëshmitarë të një sulmi vetëvrasës në stacionin e metrosë. Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndë, u vranë 39 persona derisa rreth 100 të tjerë mbetën të lënduar.
Derisa kryeministri i Rusisë Vladimir Putin kërkon të gjenden fajtorët që kryen sulmin vetëvrasës në metronë e Moskës, një tjetër aktivitet terrorist ngjau në rajonin autonom të Dagesanit.Të paktën 12 persona u vranë, përfshirë këtu dhe një zyrtar të lartë policor, gjatë dy aksioneve vetëvrasëse në rajonin e Kaukazit Verior.
Ngjarja e e parë dhe më e rëndë ngjau mëngjesin e së mërkurës, para Ministrisë së Brendshme në qytetin e Kizlyarit.
Vetëm 20 minuta më vonë, ndodhi edhe sulmi tjetër duke shkaktuar një panik të madh tek qytetarët e këtij vendi. Këto sulme besohet të jetë dorë e militantëve islamikë. Vetëm një muaj më parë lideri i rebelëve Doku Umarov pati paralajmëruar autoritetet e Moskës se luftëtarët e tij do të zgjerojnë veprimtarinë nëpër shumë pjesë të Federatës Ruse.
Tre ditë më herët, qytetarët e Moskës ishin dëshmitarë të një sulmi vetëvrasës në stacionin e metrosë. Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndë, u vranë 39 persona derisa rreth 100 të tjerë mbetën të lënduar.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/04/2010 14:10 - Rhode Island goditet nga stuhi të mëdha
- 01/04/2010 14:05 - Belgjika në proces për heqjen e mbulesave në publik
- 01/04/2010 13:57 - Miliarda dollarë u dedikohet rindërtimit të Haitit
- 01/04/2010 13:51 - Fuqitë e Mëdha pro sanskionimit të Iranit
- 31/03/2010 14:08 - Fëmijë të mbytur gjenden në Kinë
Të vjetra:
- 30/03/2010 20:02 - Humb beteja për dëshpërblimin e vrasjeve në Srebrenicë
- 30/03/2010 14:02 - Rusia është në ditë zie për 38 e vdekurit në sulmin kamikaz
- 30/03/2010 13:49 - Mblidhet samiti i G8-ës, arsyeja programi nuklear i Iranit
- 29/03/2010 12:54 - Sulm vetëvrasës në Moskë, humbin jetën së paku 37 persona
- 29/03/2010 12:52 - Korea Veriorë kërcënon atë jugore

