Mblidhet samiti i G8-ës, arsyeja programi nuklear i Iranit
( 1 Vote )
Ministrat e jashtëm të G8-s, grup ku bëjnë pjesë shtetet më të fuqishme industriale të botës, nisën sot samitin e punës në Quebec të Kanadasë. Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë Irani.
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton tha para fillimit se shpreson që Kina nuk do të kundërshtojë raundin e katërt të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Teheranit.
Këto masa kanë filluar nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, të cilat po thonë se programi nuclear I iranit është një mbulesë për prodhimin e armëve bërthamore.
Rusia nuk është treguar shumë entuziaste në lidhje me këto sanksione por ka dhënë shenja se mund t’i mbështesë ato.
Kina, që ka lidhje të ngushta ekonomike me Iranin, ka thënë vazhdimisht se ka nevojë për më tepër kohë që të gjendet një zgjidhje diplomatike në lidhje me programin nuclear të Teheranit.
Irani po këmbëngulë se qëllimet e tija në lidhje me këtë cështje kryekëput paqësore.
Ministrat e jashtëm të G8-s, grup ku bëjnë pjesë shtetet më të fuqishme industriale të botës, nisën sot samitin e punës në Quebec të Kanadasë. Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë Irani. Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton tha para fillimit se shpreson që Kina nuk do të kundërshtojë raundin e katërt të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Teheranit.
Këto masa kanë filluar nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, të cilat po thonë se programi nuclear I iranit është një mbulesë për prodhimin e armëve bërthamore.
Rusia nuk është treguar shumë entuziaste në lidhje me këto sanksione por ka dhënë shenja se mund t’i mbështesë ato.
Kina, që ka lidhje të ngushta ekonomike me Iranin, ka thënë vazhdimisht se ka nevojë për më tepër kohë që të gjendet një zgjidhje diplomatike në lidhje me programin nuclear të Teheranit.
Irani po këmbëngulë se qëllimet e tija në lidhje me këtë cështje kryekëput paqësore.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/04/2010 13:51 - Fuqitë e Mëdha pro sanskionimit të Iranit
- 31/03/2010 14:08 - Fëmijë të mbytur gjenden në Kinë
- 31/03/2010 14:03 - Rusia goditet përsëri nga sulme vetëvrasëse
- 30/03/2010 20:02 - Humb beteja për dëshpërblimin e vrasjeve në Srebrenicë
- 30/03/2010 14:02 - Rusia është në ditë zie për 38 e vdekurit në sulmin kamikaz
Të vjetra:
- 29/03/2010 12:54 - Sulm vetëvrasës në Moskë, humbin jetën së paku 37 persona
- 29/03/2010 12:52 - Korea Veriorë kërcënon atë jugore
- 29/03/2010 12:47 - Shpërthim në Greqi, humb jetën një, lëndohen dy të tjerë
- 27/03/2010 11:54 - Ushtria greke shfaq urrejtje ndaj shqiptarëve në festën e pavarësisë
- 26/03/2010 12:08 - Eurozona dhe FMN vendosin të ndihmojnë Greqinë

