Sulm vetëvrasës në Moskë, humbin jetën së paku 37 persona
( 0 Votes )
Nga dy sulme simultane në metronë e Moskës, të paktën 37 civilë kanë vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë raportohet se janë lënduar.
Shpërthimi i parë ka ndodhur në stacionin Lubyanka në ora 7.56 të mëngjesit, kohë kur metroja ishte e mbushur me udhëtarë.
40 minuta më vonë, shpërthimi i dytë goditi stacionin Kultury Park. Autoritetet bënë të ditur se niveli i shkatërrimit dhe numri i viktimave do të bëhet i ditur në orët e pasdites, pasi hetimet në vendet e sulmit është vështirësuar.
Përgjegjësinë deri tani nuk e ka marre askush, por dyshimi bie mbi grupet çeçene, ku Kremlini është duke luftuar militantët islamikë. Kryebashkiaku i Moskës, Yuri Luzhkov shprehu dyshimin se dy kamikazët ishin femra. Ky është sulmi më i rëndë terrorist në Moskë që nga viti 2004 kur në një situatë të njëjtë, në një stacion treni, humbën jetën 39 civile ndërsa u lënduan më shumë se 100 të tjerë.
Nga dy sulme simultane në metronë e Moskës, të paktën 37 civilë kanë vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë raportohet se janë lënduar. Shpërthimi i parë ka ndodhur në stacionin Lubyanka në ora 7.56 të mëngjesit, kohë kur metroja ishte e mbushur me udhëtarë.
40 minuta më vonë, shpërthimi i dytë goditi stacionin Kultury Park. Autoritetet bënë të ditur se niveli i shkatërrimit dhe numri i viktimave do të bëhet i ditur në orët e pasdites, pasi hetimet në vendet e sulmit është vështirësuar.
Përgjegjësinë deri tani nuk e ka marre askush, por dyshimi bie mbi grupet çeçene, ku Kremlini është duke luftuar militantët islamikë. Kryebashkiaku i Moskës, Yuri Luzhkov shprehu dyshimin se dy kamikazët ishin femra. Ky është sulmi më i rëndë terrorist në Moskë që nga viti 2004 kur në një situatë të njëjtë, në një stacion treni, humbën jetën 39 civile ndërsa u lënduan më shumë se 100 të tjerë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 31/03/2010 14:08 - Fëmijë të mbytur gjenden në Kinë
- 31/03/2010 14:03 - Rusia goditet përsëri nga sulme vetëvrasëse
- 30/03/2010 20:02 - Humb beteja për dëshpërblimin e vrasjeve në Srebrenicë
- 30/03/2010 14:02 - Rusia është në ditë zie për 38 e vdekurit në sulmin kamikaz
- 30/03/2010 13:49 - Mblidhet samiti i G8-ës, arsyeja programi nuklear i Iranit
Të vjetra:
- 29/03/2010 12:52 - Korea Veriorë kërcënon atë jugore
- 29/03/2010 12:47 - Shpërthim në Greqi, humb jetën një, lëndohen dy të tjerë
- 27/03/2010 11:54 - Ushtria greke shfaq urrejtje ndaj shqiptarëve në festën e pavarësisë
- 26/03/2010 12:08 - Eurozona dhe FMN vendosin të ndihmojnë Greqinë
- 25/03/2010 12:35 - Kryeministri Netanjahu përfundon vizitën e tij në Sh.B.A

