Eurozona dhe FMN vendosin të ndihmojnë Greqinë
( 0 Votes )
Blloku 16 anëtarësh i Euro Zonës më në fund ra në ujdi për të ndihmuar Greqinë. Më shumë se 20 miliardë euro do të jenë në dispozicion për të përmirësuar gjendjen financiare.
Ky vendim u morë të enjten nga liderët e vendeve më të fuqishme të BE-s, pasi Gjermania dhe Franca ranë dakord për të krijuar rrjetin e sigurisë për vendin e goditur nga kriza e thellë financiare. Paketa e Bashkimit Evropian për Greqinë do të përkrahet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ky propozim llogaritet si kompromis në mes kërkesave të Gjermanisë dhe vendeve tjera të kësaj zone evropiane. Ndihma e bllokut të fuqishëm evropian kap shifrën e 20 deri 22 miliardë eurove. Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompoy deklaroi se marrëveshja në mes dy palëve nuk ka rëndësi vetëm për Greqinë, por edhe për stabilitetin e Euro Zonës. Ngjashëm foli edhe Barroso. Tha se është i lumtur për ujdinë, duke e cilësuar si vendim të drejtë. E kryeministri grek Jorgos Papandreu tha se ky është një hap i madh që i mundëson Greqisë dalje nga kriza. Greqia është vendi me deficitin më të madh buxhetor në Bashkimin Evropian.
Blloku 16 anëtarësh i Euro Zonës më në fund ra në ujdi për të ndihmuar Greqinë. Më shumë se 20 miliardë euro do të jenë në dispozicion për të përmirësuar gjendjen financiare. Ky vendim u morë të enjten nga liderët e vendeve më të fuqishme të BE-s, pasi Gjermania dhe Franca ranë dakord për të krijuar rrjetin e sigurisë për vendin e goditur nga kriza e thellë financiare. Paketa e Bashkimit Evropian për Greqinë do të përkrahet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ky propozim llogaritet si kompromis në mes kërkesave të Gjermanisë dhe vendeve tjera të kësaj zone evropiane. Ndihma e bllokut të fuqishëm evropian kap shifrën e 20 deri 22 miliardë eurove. Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompoy deklaroi se marrëveshja në mes dy palëve nuk ka rëndësi vetëm për Greqinë, por edhe për stabilitetin e Euro Zonës. Ngjashëm foli edhe Barroso. Tha se është i lumtur për ujdinë, duke e cilësuar si vendim të drejtë. E kryeministri grek Jorgos Papandreu tha se ky është një hap i madh që i mundëson Greqisë dalje nga kriza. Greqia është vendi me deficitin më të madh buxhetor në Bashkimin Evropian.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/03/2010 13:49 - Mblidhet samiti i G8-ës, arsyeja programi nuklear i Iranit
- 29/03/2010 12:54 - Sulm vetëvrasës në Moskë, humbin jetën së paku 37 persona
- 29/03/2010 12:52 - Korea Veriorë kërcënon atë jugore
- 29/03/2010 12:47 - Shpërthim në Greqi, humb jetën një, lëndohen dy të tjerë
- 27/03/2010 11:54 - Ushtria greke shfaq urrejtje ndaj shqiptarëve në festën e pavarësisë
Të vjetra:
- 25/03/2010 12:35 - Kryeministri Netanjahu përfundon vizitën e tij në Sh.B.A
- 25/03/2010 12:20 - Eurozona ende nuk ka gjetur përgjigje për Greqinë
- 24/03/2010 15:56 - Del nga shinat një tren në Oslo, vdesin dy persona
- 24/03/2010 15:08 - Sekretari Losada: Takimi i Bërdos nuk kishte këshilla
- 24/03/2010 12:21 - Takohen me dyer të mbyllura Obama dhe Netanjahu
Sonte në KlanKosova
- Minuta e Fundit
-
Raiffaisen superliga, finalja e liges se kampioneve, majlinda gati per londra 2012, NBA, Tennis dhe Motorsport ,këto dhe informacione tjera , këtë mbrëmje në ora 23:10 në emisionit sportive Minuta e Fundit.

