PE: Bojkoti parlamentar, pengesë drejt BE-së
( 0 Votes )
Të gjitha përpjekjet për të bojkotuar punën e Parlamentit në të ardhmen, do të pengonin dhe vështirësonin ambiciet e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kështu theksojnë në një deklaratë të përbashkët deputetët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan, Jelko Kacin, Simon Busutil, Tanja Fajon dhe Marije Konerlisen.
Mediat shqiptare bëjnë të ditur se eurodeputetët u bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë, të vazhdojnë përpjekjet që zgjidhja të gjendet brenda institucioneve demokratike.
“Të gjitha institucionet demokratike duhet të jenë funksionale në mënyrë që të përballojnë sfidat e integrimit europian” - thuhet në deklaratë, në të cilën më tej citohet se debati politik duhet të bëhet në këto insitucione, vendimet e të cilave duhet të respektohen nga të gjithë.
Po kështu, anëtarët e Parlamentit Europian mirëpritën progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Ata theksojnë se Parlamenti Europian, është i kënaqur me nivelin e përgatitjes teknike për këtë proces.
“Jemi gati të mbështesim heqjen e rregjimit të vizave për Shqipërinë,- shprehen deputetët, mes tyre edhe koordinatori i grupit më të madh politik në komitetin përgjegjës për çështjen e vizave, Simon Busutil dhe raportuesja për çështjen e vizave Tanja Fajon.
Pas takimit me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, europarlamentarët thanë se, ata mirëpresin gatishmërinë e palës shqiptare, për të hapur një erë të re të dialogu ndërparlamentar dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë që përfaqësohen në Asamblenë Kombëtare Shqiptare.
Të gjitha përpjekjet për të bojkotuar punën e Parlamentit në të ardhmen, do të pengonin dhe vështirësonin ambiciet e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kështu theksojnë në një deklaratë të përbashkët deputetët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan, Jelko Kacin, Simon Busutil, Tanja Fajon dhe Marije Konerlisen. Mediat shqiptare bëjnë të ditur se eurodeputetët u bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë, të vazhdojnë përpjekjet që zgjidhja të gjendet brenda institucioneve demokratike.
“Të gjitha institucionet demokratike duhet të jenë funksionale në mënyrë që të përballojnë sfidat e integrimit europian” - thuhet në deklaratë, në të cilën më tej citohet se debati politik duhet të bëhet në këto insitucione, vendimet e të cilave duhet të respektohen nga të gjithë.
Po kështu, anëtarët e Parlamentit Europian mirëpritën progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Ata theksojnë se Parlamenti Europian, është i kënaqur me nivelin e përgatitjes teknike për këtë proces.
“Jemi gati të mbështesim heqjen e rregjimit të vizave për Shqipërinë,- shprehen deputetët, mes tyre edhe koordinatori i grupit më të madh politik në komitetin përgjegjës për çështjen e vizave, Simon Busutil dhe raportuesja për çështjen e vizave Tanja Fajon.
Pas takimit me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, europarlamentarët thanë se, ata mirëpresin gatishmërinë e palës shqiptare, për të hapur një erë të re të dialogu ndërparlamentar dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë që përfaqësohen në Asamblenë Kombëtare Shqiptare.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 24/03/2010 12:18 - Një delegacion amerikan udhëton drejt Meksikës
- 23/03/2010 18:48 - Benjamin Netanjahu: Jersualemi është hebraik
- 23/03/2010 18:43 - Spanja e Franca të përkushtuara për të luftuar ETA-n
- 23/03/2010 18:39 - Dënohet me burgim të përjetshëm agjenti nazist Hajnrih Boere
- 23/03/2010 18:35 - Google përfundoi misionin në Kinë, gjen strehim në Hong Kong
Të vjetra:
- 23/03/2010 15:10 - Mjeku godet me thikë nxënësit e shkollës ku punonte
- 23/03/2010 12:05 - Tre persona lëndohen në një sulm në Gaza
- 23/03/2010 12:02 - Shkrirja e borës në Lituani shkakton vërshime
- 22/03/2010 20:51 - Fajon:Shqipëria ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave
- 22/03/2010 20:32 - Qeveria franceze pëson ndryshime pas humbjes në zgjedhje
Sonte në KlanKosova
- Minuta e Fundit
-
Raiffaisen superliga, finalja e liges se kampioneve, majlinda gati per londra 2012, NBA, Tennis dhe Motorsport ,këto dhe informacione tjera , këtë mbrëmje në ora 23:10 në emisionit sportive Minuta e Fundit.

