Tadiq: Serbia merr pjesë në Bërdo, kusht Kosova nën rezolutën 1244
( 1 Vote )
Kabineti i presidentit serb Boris Tadiq ka bërë të ditur sot se në takimin e mbrëmshëm kreu i shtetit serb ka thënë se pjesëmarrja e Serbisë në samit varet nga ajo nëse shqiptarët e Kosovës do të marrin pjesë në kuadër të delegacionit të UNMIK-ut.
Presidenti serb, Boris Tadiq, ka përsëritur qëndrimin e vendit të tij se pjesëmarrja e Serbisë në samitin e Bërdos pranë Kranjit varet nëse pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës do të jetë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Krerët e institucioneve të Kosovës kanë bërë të ditur se Kosova në samitin e Bërdos pranë Kranjit më 20 mars do të prezantohet vetëm si shtet i pavarur.
Së bashku me komisarin e BE-së për Zgjerim Stefan Fule, Pahor gjatë vizitës së tij të djeshme është munduar të gjejë zgjidhje kompromisi, duke kërkuan nga Tadiqi të pranojë ofertën që në konferencë të shkohet pa siglën e shteteve pjesëmarrëse.
Pritet që në Bërdo, të shtunën të shkojnë kryetari i Këshillit të Evropës Herman Van Rompui, ministri i jashtëm spanjoll gjithashtu kryesues i BE-së Miguel Angel Moratinos, si dhe komisionari evropian për Zgjerim Stefan Fule. Konferencën pritet ta mbështesë edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Ketrin Eshton.
Kabineti i presidentit serb Boris Tadiq ka bërë të ditur sot se në takimin e mbrëmshëm kreu i shtetit serb ka thënë se pjesëmarrja e Serbisë në samit varet nga ajo nëse shqiptarët e Kosovës do të marrin pjesë në kuadër të delegacionit të UNMIK-ut. Presidenti serb, Boris Tadiq, ka përsëritur qëndrimin e vendit të tij se pjesëmarrja e Serbisë në samitin e Bërdos pranë Kranjit varet nëse pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës do të jetë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Krerët e institucioneve të Kosovës kanë bërë të ditur se Kosova në samitin e Bërdos pranë Kranjit më 20 mars do të prezantohet vetëm si shtet i pavarur.
Së bashku me komisarin e BE-së për Zgjerim Stefan Fule, Pahor gjatë vizitës së tij të djeshme është munduar të gjejë zgjidhje kompromisi, duke kërkuan nga Tadiqi të pranojë ofertën që në konferencë të shkohet pa siglën e shteteve pjesëmarrëse.
Pritet që në Bërdo, të shtunën të shkojnë kryetari i Këshillit të Evropës Herman Van Rompui, ministri i jashtëm spanjoll gjithashtu kryesues i BE-së Miguel Angel Moratinos, si dhe komisionari evropian për Zgjerim Stefan Fule. Konferencën pritet ta mbështesë edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Ketrin Eshton.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/03/2010 18:10 - Shqiptarët në Maqedoni më pesimistë se vetë maqedonasit
- 19/03/2010 17:29 - Zbulohet megafabrika e drogës në Bolivi, arrestohen tre persona
- 19/03/2010 17:23 - Një grabitës terrorizon Tiranën, arrestohet nga policia e shtetit
- 19/03/2010 12:17 - Vazhdojnë bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme
- 19/03/2010 12:14 - Pakoja shëndetësore anulon vizitën e Obamës në Indonezi
Të vjetra:
- 18/03/2010 14:18 - Kryeministri Pahor viziton Beogradin për Samitin e Bërdos
- 17/03/2010 15:31 - Kryeministri Erdogan në UK për lobim kundër rezolutës së "gjenocidit"
- 17/03/2010 12:55 - Në Tajlandë protestohet, kërkohen zgjedhje të parakohshme
- 17/03/2010 12:51 - Bosnje, arrestohen mbi 15 funksionarë mbi dyshimin për pedofili
- 16/03/2010 14:20 - Sllovenia nuk heq dorë nga samiti i Bërdos
Sonte në KlanKosova
- Minuta e Fundit
-
Raiffaisen superliga, finalja e liges se kampioneve, majlinda gati per londra 2012, NBA, Tennis dhe Motorsport ,këto dhe informacione tjera , këtë mbrëmje në ora 23:10 në emisionit sportive Minuta e Fundit.

