Sulm vetëvrasës në Pakistan, të vdekur 11 persona
( 0 Votes )
Përgjaket Pakistani. Cak ishin zyrat e shërbimit sekret në Lahore, ndërsa një sulm vetëvrasës la të vdekur 11 policë dhe 60 të tjerë të lënduar.
Kamikazi kishte hyrë me automjetin e tij në zyrat e shërbimit sekret në këtë vend, të hënën në orët e para të mëngjesit, në kohën kur nëpunësit kishin shkuar në vendet e tyre të punës.
Në vendngjarje ka mbetur i shënjuar një krater i madh nga
shpërthimi, i cili besohet se ka dëmtuar seriozisht edhe fondamentin e ndërtesës së shërbimit sekret Pakistanez.
Ekipet shpëtimtare punonin për ti gjetur personat që kishin mbetur nën gërmadhat e shtëpive të goditura nga eksplozioni i fuqishëm.
Shumë prej tyre shpëtuan, por mjekët e spitalit në Lahore thanëse në mesin e të lënduarve ka persona që pësuan lëndime të rënda, dhe se numri i të vdekurve pritet të rritet. Guvernatori i provincës Khusro Pervais doli në vendin e ngjarjes, për ta inspektuar dëmin e shkaktuar. Analistët besojnë se ky sulm vjen si përgjigje aksioneve të fundit të Ushtrisë Pakistaneze. Këta të fundit, arritën të arrestojnë disa Taliban të rangut të lartë
Përgjaket Pakistani. Cak ishin zyrat e shërbimit sekret në Lahore, ndërsa një sulm vetëvrasës la të vdekur 11 policë dhe 60 të tjerë të lënduar.Kamikazi kishte hyrë me automjetin e tij në zyrat e shërbimit sekret në këtë vend, të hënën në orët e para të mëngjesit, në kohën kur nëpunësit kishin shkuar në vendet e tyre të punës.
Në vendngjarje ka mbetur i shënjuar një krater i madh nga
shpërthimi, i cili besohet se ka dëmtuar seriozisht edhe fondamentin e ndërtesës së shërbimit sekret Pakistanez.
Ekipet shpëtimtare punonin për ti gjetur personat që kishin mbetur nën gërmadhat e shtëpive të goditura nga eksplozioni i fuqishëm.
Shumë prej tyre shpëtuan, por mjekët e spitalit në Lahore thanëse në mesin e të lënduarve ka persona që pësuan lëndime të rënda, dhe se numri i të vdekurve pritet të rritet. Guvernatori i provincës Khusro Pervais doli në vendin e ngjarjes, për ta inspektuar dëmin e shkaktuar. Analistët besojnë se ky sulm vjen si përgjigje aksioneve të fundit të Ushtrisë Pakistaneze. Këta të fundit, arritën të arrestojnë disa Taliban të rangut të lartë
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/03/2010 14:20 - Sërish në vëmendje "karikaturisti" i profetit Muhamed
- 11/03/2010 12:16 - Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Ilir Meta viziton sot Beogradin
- 11/03/2010 11:58 - Në Ligën Arabe shfaqen shqetësime për ndërtimet izarelite
- 10/03/2010 22:17 - Robert Gates ndodhet në Arabinë Saudite, diskutohet për Iranin
- 08/03/2010 15:07 - Zgjedhjet në Irak shkaktuan vdekjen e dhjetra personave
Të vjetra:
- 08/03/2010 12:43 - Tërmet në Turqi, 38 persona humbin jetën
- 07/03/2010 22:39 - Dhuna në Irak, nuk ndal zgjedhjet
- 06/03/2010 15:11 - Aksidente fatale në Amerikë, shkak është moti i ligë
- 06/03/2010 14:59 - Në Lima zbulohen 400 kg drogë, destinim kishte Sh.B.A-në
- 06/03/2010 14:58 - Në Lima zbulohen 400 kg drogë, destinim kishte Sh.B.A-në
Sonte në KlanKosova
- Minuta e Fundit
-
Raiffaisen superliga, finalja e liges se kampioneve, majlinda gati per londra 2012, NBA, Tennis dhe Motorsport ,këto dhe informacione tjera , këtë mbrëmje në ora 23:10 në emisionit sportive Minuta e Fundit.

