Aksidenti në Belgjikë merr jetën e 18 personave dhe plagos 15 të tjerë
( 0 Votes )
Ekipet shpëtimtare ende janë duke punuar në vendin e ngjarjes ku në orët e mëngjesit të së hënës u përplasën dy trena, ku si pasojë humbën jetën 18 persona derisa 11 të tjerë janë në gjendje kritike.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Buizinger, 15km në jug-perëndim të kryeqytetit Bruksel. Disa udhëtarë kanë mbetur të bllokuar brënda vagonëve me orë të tëra, bënë të ditur mediat lokale.
Kryeministri belg Iv Leterne, i cili sapo kishte arritur në vizitë zyrtare në Kosovë, është kthyer të hënën menjëherë për në vendlindje. Arsye e kthimit të tij urgjent, me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, ishte kjo fatkeqësi.
Informatat fillestare jepnin numrin e 20 të vdekur, por spitali në qytetin Buizingen konfirmoi 11 të vdekur dhe 15 të lënduar, prej të cilëve 11 në gjendje të rëndë. Operatori i trenit SNCB, thotë se është shumë herët të spekulohet për shkaqet e aksidentit.
Zyrtarët bënë të ditur se në momentin e aksidentit në të dy trenat gjendeshin 250 deri 300 udhëtarë. Shkak i aksidentit besohet se mund të jetë bora e madhe që ditëve të fundit i kishte ndërprerë lidhjet hekurudhore brenda dhe jashtë Brukselit. Një numër i madh i shërbimeve, përfshirë edhe relacionet ndërkombëtare janë anuluar për ditën e hënë.
Ekipet shpëtimtare ende janë duke punuar në vendin e ngjarjes ku në orët e mëngjesit të së hënës u përplasën dy trena, ku si pasojë humbën jetën 18 persona derisa 11 të tjerë janë në gjendje kritike. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Buizinger, 15km në jug-perëndim të kryeqytetit Bruksel. Disa udhëtarë kanë mbetur të bllokuar brënda vagonëve me orë të tëra, bënë të ditur mediat lokale.
Kryeministri belg Iv Leterne, i cili sapo kishte arritur në vizitë zyrtare në Kosovë, është kthyer të hënën menjëherë për në vendlindje. Arsye e kthimit të tij urgjent, me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, ishte kjo fatkeqësi.
Informatat fillestare jepnin numrin e 20 të vdekur, por spitali në qytetin Buizingen konfirmoi 11 të vdekur dhe 15 të lënduar, prej të cilëve 11 në gjendje të rëndë. Operatori i trenit SNCB, thotë se është shumë herët të spekulohet për shkaqet e aksidentit.
Zyrtarët bënë të ditur se në momentin e aksidentit në të dy trenat gjendeshin 250 deri 300 udhëtarë. Shkak i aksidentit besohet se mund të jetë bora e madhe që ditëve të fundit i kishte ndërprerë lidhjet hekurudhore brenda dhe jashtë Brukselit. Një numër i madh i shërbimeve, përfshirë edhe relacionet ndërkombëtare janë anuluar për ditën e hënë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 16/02/2010 17:02 - PS bindet të hyjë në Parlament, kusht ngritja e komisionit
- 16/02/2010 13:26 - Polonia reagon kundër arrestimeve në Bjellorusi
- 16/02/2010 13:22 - BE: Greqia të luftoj deficitin
- 16/02/2010 12:33 - Kolumbi, sulmohet kandidati për kreun e Guaviares
- 16/02/2010 11:13 - BE pro konferencës për Ballkanin Perëndimor
Të vjetra:
- 15/02/2010 16:05 - Të martën Berisha e Rama sërisht përballë Presidentit Topi
- 15/02/2010 14:30 - Bombat e improvizuara talibane vonojnë operacionin e NATO-s
- 15/02/2010 14:27 - Ekonomia japoneze është drejt përmirësimit
- 15/02/2010 14:15 - Dëbora në ShBA shkakton aksidente e lëndime
- 13/02/2010 21:54 - Shpërthim në Indi, vdesin 8 persona, lëndohen 33 të tjerë
Sonte në KlanKosova
- Minuta e Fundit
-
Raiffaisen superliga, finalja e liges se kampioneve, majlinda gati per londra 2012, NBA, Tennis dhe Motorsport ,këto dhe informacione tjera , këtë mbrëmje në ora 23:10 në emisionit sportive Minuta e Fundit.

