Takimi Berisha Rama pret zbatime të tjera kompromisi
( 0 Votes )
Pas tre orë bisedimesh trepalëshe mes Presidentit Bamir Topi, kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeopozitarit Edi Rama ka rezultuar vetëm me uljen në një tavolinë këtyre të fundit.
Pasi palët kanë dalë nga godina e Presidencës kryeministri Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të plotësojë të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me mazhorancën.
Ai ka thënë se pati një shkëmbim të hapur të pikpamjeve të mendimeve të shprehura. Bersisha ka thënë se ka gatantuar Presidentin dhe opozitarin Rama, se është i gatshëm për të gjitha kompromiset e nevojshme për çështjet zgjedhore që janë bilaterale midis PS dhe PD.
“Unë i kërkova Ramës të listojë problematikën dhe ta trajtojë në mënyrë konstruktive si çdo problem. Unë nuk mund të trajtoj dhe problemet që kanë të bëjnë me gjykatën apo problemet që Rama ka me Gjykatën e Apelit. Unë garantoj se do të trajtoj të gjithë problematikën që ka të bëjë me maxhorancën, por problemet me gjykatat nuk mund t'i trajtoj."
Ndërsa pak minuta më vonë nga selia rozë në një konferencë për shtyp kreu i opozitës ka falenderuar aleatët për mbështetjen e tyre, Presidentin e Republikës si dhe të gjithë faktorin ndërkombëtar për angazhimin e tyre në këtë proces dialogu. Rama ka deklaruar se në tryezë u bë një ballafaqim i hapur i ideve të të dyja palëve, ndërsa ka theksuar se e majta nuk do të lëvizë nga kërkesa e tij për transparencë të zgjedhjeve. Rama ka deklaruar se në tryezën e organizuar nga Presidenti i Republikës nuk ka shkuar për pazare politike, por për të mbrojtur parimet. Lënia jashtë e hapjes së kutive gjatë hetimit parlamentar, sipas Ramës do të ishte një dorëzim i thjeshtë dhe shkelje e parimeve të zgjedhjeve të lira.
Pas këtyre deklaratave Presidenti i Republikës Bamir Topi në një konferencë për shtyp ka deklaruar se pritshmëria e këtij takimi ka qenë e gjerë, por është arritur synimi i parë i kësaj tryeze, ai i uljes së palëve në një tavolinë dhe nisja e dialogut, gjë e cila ka munguar prej kohësh. Presidenti Topi ka deklaruar se kjo tryezë do të vazhdojë ku të dyja palët do të paraqesin kërkesat e tyre.
Pas tre orë bisedimesh trepalëshe mes Presidentit Bamir Topi, kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeopozitarit Edi Rama ka rezultuar vetëm me uljen në një tavolinë këtyre të fundit.Pasi palët kanë dalë nga godina e Presidencës kryeministri Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të plotësojë të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me mazhorancën.
Ai ka thënë se pati një shkëmbim të hapur të pikpamjeve të mendimeve të shprehura. Bersisha ka thënë se ka gatantuar Presidentin dhe opozitarin Rama, se është i gatshëm për të gjitha kompromiset e nevojshme për çështjet zgjedhore që janë bilaterale midis PS dhe PD.
“Unë i kërkova Ramës të listojë problematikën dhe ta trajtojë në mënyrë konstruktive si çdo problem. Unë nuk mund të trajtoj dhe problemet që kanë të bëjnë me gjykatën apo problemet që Rama ka me Gjykatën e Apelit. Unë garantoj se do të trajtoj të gjithë problematikën që ka të bëjë me maxhorancën, por problemet me gjykatat nuk mund t'i trajtoj."
Ndërsa pak minuta më vonë nga selia rozë në një konferencë për shtyp kreu i opozitës ka falenderuar aleatët për mbështetjen e tyre, Presidentin e Republikës si dhe të gjithë faktorin ndërkombëtar për angazhimin e tyre në këtë proces dialogu. Rama ka deklaruar se në tryezë u bë një ballafaqim i hapur i ideve të të dyja palëve, ndërsa ka theksuar se e majta nuk do të lëvizë nga kërkesa e tij për transparencë të zgjedhjeve. Rama ka deklaruar se në tryezën e organizuar nga Presidenti i Republikës nuk ka shkuar për pazare politike, por për të mbrojtur parimet. Lënia jashtë e hapjes së kutive gjatë hetimit parlamentar, sipas Ramës do të ishte një dorëzim i thjeshtë dhe shkelje e parimeve të zgjedhjeve të lira.
Pas këtyre deklaratave Presidenti i Republikës Bamir Topi në një konferencë për shtyp ka deklaruar se pritshmëria e këtij takimi ka qenë e gjerë, por është arritur synimi i parë i kësaj tryeze, ai i uljes së palëve në një tavolinë dhe nisja e dialogut, gjë e cila ka munguar prej kohësh. Presidenti Topi ka deklaruar se kjo tryezë do të vazhdojë ku të dyja palët do të paraqesin kërkesat e tyre.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 15/02/2010 14:30 - Bombat e improvizuara talibane vonojnë operacionin e NATO-s
- 15/02/2010 14:27 - Ekonomia japoneze është drejt përmirësimit
- 15/02/2010 14:15 - Dëbora në ShBA shkakton aksidente e lëndime
- 13/02/2010 21:54 - Shpërthim në Indi, vdesin 8 persona, lëndohen 33 të tjerë
- 13/02/2010 20:39 - Të rinjtë pakistanezë djegin simbolet e "Shën Valentinit"
Të vjetra:
- 13/02/2010 14:47 - "Shtëpia e verdhë", lirohen serbët e akuzuar
- 13/02/2010 14:13 - NATO në sulmin më të fuqishëm kundër talibanëve
- 13/02/2010 14:10 - Berisha dhe Rama ulen në tryezën e Presidentit
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer

