Berisha dhe Rama ulen në tryezën e Presidentit
( 0 Votes )
Akuzat dhe sharjet e ndërsjella nga distanca në mes të kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama kanë përfunduar.
Të dy e kanë mundësinë që sot, t’ia thonë njëri tjetrit në sy krejt cfarë kanë ndërmend, në tryezën e organizuar nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi.
Takimi filloi rreth orës 11 në sallën e takimeve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar në ndërtesën e Presidencës.
Berisha po shoqërohet nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ndërsa kryetari i opozitës, Edi Rama nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi.
Mediet janë lejuar vetëm në fillim të takimit, e më pas dyert janë mbyllur. Diskutimet besohet se filluan pikërisht me interpretimet e ndryshme që palët i kanë bërë rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Shpresat për gjetjen e zgjidhjes në tryezën e sotme, janë shumë të pakëta.
Akuzat dhe sharjet e ndërsjella nga distanca në mes të kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama kanë përfunduar. Të dy e kanë mundësinë që sot, t’ia thonë njëri tjetrit në sy krejt cfarë kanë ndërmend, në tryezën e organizuar nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi.
Takimi filloi rreth orës 11 në sallën e takimeve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar në ndërtesën e Presidencës.
Berisha po shoqërohet nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ndërsa kryetari i opozitës, Edi Rama nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi.
Mediet janë lejuar vetëm në fillim të takimit, e më pas dyert janë mbyllur. Diskutimet besohet se filluan pikërisht me interpretimet e ndryshme që palët i kanë bërë rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Shpresat për gjetjen e zgjidhjes në tryezën e sotme, janë shumë të pakëta.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/02/2010 21:54 - Shpërthim në Indi, vdesin 8 persona, lëndohen 33 të tjerë
- 13/02/2010 20:39 - Të rinjtë pakistanezë djegin simbolet e "Shën Valentinit"
- 13/02/2010 17:53 - Takimi Berisha Rama pret zbatime të tjera kompromisi
- 13/02/2010 14:47 - "Shtëpia e verdhë", lirohen serbët e akuzuar
- 13/02/2010 14:13 - NATO në sulmin më të fuqishëm kundër talibanëve
Të vjetra:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

