Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
( 0 Votes )
Pekini zyrtar i bëri thirrje Presidentit amerikan Barack Obama të mos takojë Dalai Lamën gjatë javës tjetër.
Kjo kërkesë erdhi të premten nga Ministria e Jashtme në Pekin, e cila nëpërmjet një kumtese zyrtare paralajmëroi Uashingtonin se realizimi i një takimi në mes Obamës dhe Lamas do të ftohë marrëdhëniet amerikano-kineze.
Ministria e Jashtme e vendit komunist bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Pekinit dhe njëkohësisht të destabilizojë rajonin kinez të Tibetit.
Takimi i Obamës me Laman është paralajmëruar për 18 shkurt. Ndryshe, liderin shpirtëror tibetian e pati takuar edhe ish Presidenti George W. Bush, gjë kjo që shkaktoi reagime të ashpra në Pekinin zyrtar.
Dy superfuqitë po kalojnë në një periudhë problematike. Uashingtoni dhe Pekini u ndeshën edhe për shitjen e armëve amerikane në Tajvan dhe çështjen e gjigantit të internetit Google, që u largua nga Kina.
Pekini zyrtar i bëri thirrje Presidentit amerikan Barack Obama të mos takojë Dalai Lamën gjatë javës tjetër. Kjo kërkesë erdhi të premten nga Ministria e Jashtme në Pekin, e cila nëpërmjet një kumtese zyrtare paralajmëroi Uashingtonin se realizimi i një takimi në mes Obamës dhe Lamas do të ftohë marrëdhëniet amerikano-kineze.
Ministria e Jashtme e vendit komunist bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Pekinit dhe njëkohësisht të destabilizojë rajonin kinez të Tibetit.
Takimi i Obamës me Laman është paralajmëruar për 18 shkurt. Ndryshe, liderin shpirtëror tibetian e pati takuar edhe ish Presidenti George W. Bush, gjë kjo që shkaktoi reagime të ashpra në Pekinin zyrtar.
Dy superfuqitë po kalojnë në një periudhë problematike. Uashingtoni dhe Pekini u ndeshën edhe për shitjen e armëve amerikane në Tajvan dhe çështjen e gjigantit të internetit Google, që u largua nga Kina.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/02/2010 14:47 - "Shtëpia e verdhë", lirohen serbët e akuzuar
- 13/02/2010 14:13 - NATO në sulmin më të fuqishëm kundër talibanëve
- 13/02/2010 14:10 - Berisha dhe Rama ulen në tryezën e Presidentit
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
Të vjetra:
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

