Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
( 0 Votes )
Spanja ndëshkoi personin e parë për tradhti që nga përfundimi i periudhës së diktaturës në vitin 1975 të Gjeneralit Franko. Bëhet fjalë për ish agjentin e shërbimit të inteligjencës, Roberto Florez, i cili u dënua të enjten me 12 vite heqje lirie.
Arsye për këtë dënim është se ai u mundua t’i shesë informacione sekrete një diplomati rus, për një vlerë prej 200 mijë euro gjatë viteve 2001 dhe 2002. Këto dëshmi policia spanjolle i gjeti në vitin 2007, kur gjatë një bastisjeje gjeti dy letra ku përshkruhej oferta për informacione sekrete.
Gjykata e Madridit vendosi se një shitje e këtij informacioni do të rrezikonte sigurinë kombëtare spanjolle.
Nga ana tjetër, tash më i dënuari Florez tha se letrat e gjetura në shtëpinë e tij, kanë qenë pjesë e një ushtrimi të shërbimit sekret spanjoll.
Spanja ndëshkoi personin e parë për tradhti që nga përfundimi i periudhës së diktaturës në vitin 1975 të Gjeneralit Franko. Bëhet fjalë për ish agjentin e shërbimit të inteligjencës, Roberto Florez, i cili u dënua të enjten me 12 vite heqje lirie.Arsye për këtë dënim është se ai u mundua t’i shesë informacione sekrete një diplomati rus, për një vlerë prej 200 mijë euro gjatë viteve 2001 dhe 2002. Këto dëshmi policia spanjolle i gjeti në vitin 2007, kur gjatë një bastisjeje gjeti dy letra ku përshkruhej oferta për informacione sekrete.
Gjykata e Madridit vendosi se një shitje e këtij informacioni do të rrezikonte sigurinë kombëtare spanjolle.
Nga ana tjetër, tash më i dënuari Florez tha se letrat e gjetura në shtëpinë e tij, kanë qenë pjesë e një ushtrimi të shërbimit sekret spanjoll.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/02/2010 14:13 - NATO në sulmin më të fuqishëm kundër talibanëve
- 13/02/2010 14:10 - Berisha dhe Rama ulen në tryezën e Presidentit
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
Të vjetra:
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

