Gjykata serbe vazhdon seancat dëgjimore për "Grupin e Gjilanit"
( 0 Votes )
Një dëshmitar i mbrojtur me shifrën “B1”, dëshmoi sot si njëra nga viktimat e 17 shqiptarëve nga Lugina e Preshevës të njohur si “Grupi i Gjilanit”, që paditen për krime ndaj serbëve, joshqiptarëve dhe shqiptarëve në zonën e Gjilanit pas luftës në Kosovë, në vitin 1999.
Dëshmitari, i futur në një hapësirë të veçantë në sallën e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, tha se disa nga këta persona e kanë rrahur dhe më pas ia kanë marrë veturën dhe e kanë keqtrajtuar në konviktet e shkollës së mesme atje. Ai tha se i njeh dy nga ta.
Nëntë shqiptarë nga Presheva, janë arrestuar me 26 dhjetor të vitit të kaluar pas një aksioni të policisë serbe. Ndërkaq tetë të tjerë do të gjykohen në mungesë pasi shumica prej tyre jetojnë në Kosovë.
Ata akuzohen me pretendimin se pas hyrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Gjilanit kanë keqtrajtuar dhe vrarë të paktën 80 persona, kryesisht të nacionalitet serbë, prej të cilëve 34 ende janë të zhdukur.
Prokuroria ka akuzuar edhe për 153 persona të arrestuar dhe keqtrajtuar, të cilët më pas janë liruar.
Një dëshmitar i mbrojtur me shifrën “B1”, dëshmoi sot si njëra nga viktimat e 17 shqiptarëve nga Lugina e Preshevës të njohur si “Grupi i Gjilanit”, që paditen për krime ndaj serbëve, joshqiptarëve dhe shqiptarëve në zonën e Gjilanit pas luftës në Kosovë, në vitin 1999. Dëshmitari, i futur në një hapësirë të veçantë në sallën e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, tha se disa nga këta persona e kanë rrahur dhe më pas ia kanë marrë veturën dhe e kanë keqtrajtuar në konviktet e shkollës së mesme atje. Ai tha se i njeh dy nga ta.
Nëntë shqiptarë nga Presheva, janë arrestuar me 26 dhjetor të vitit të kaluar pas një aksioni të policisë serbe. Ndërkaq tetë të tjerë do të gjykohen në mungesë pasi shumica prej tyre jetojnë në Kosovë.
Ata akuzohen me pretendimin se pas hyrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Gjilanit kanë keqtrajtuar dhe vrarë të paktën 80 persona, kryesisht të nacionalitet serbë, prej të cilëve 34 ende janë të zhdukur.
Prokuroria ka akuzuar edhe për 153 persona të arrestuar dhe keqtrajtuar, të cilët më pas janë liruar.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

