Kacin: Serbia nëse do të jetë pjesë e BE-së, të presë Kosovën
( 3 Votes )
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka deklaruar se nëse Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën, atëherë ajo duhet të presë derisa Kosova të bëhet pjesë e BE-së. Kacin, në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia duhet ta plotësojë për t’u bërë anëtare e BE-së. Megjithatë, ai ka shtuar se thelbi i çështjes është - nëse Serbia dëshiron apo nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën.
Nëse Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën, atëherë - sipas Kacinit - ajo duhet të presë që Kosova të bëhet pjesë e BE-së. “Kjo do të thotë se Serbia do të jetë shteti i fundit i rajonit që do të bëhet pjesë e BE-së. Pasi që, momentalisht, Kosova është larg madje edhe nga liberalizimi i vizave, e lërë më nga anëtarësimi në BE”, ka thënë Kacin.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka deklaruar se nëse Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën, atëherë ajo duhet të presë derisa Kosova të bëhet pjesë e BE-së. Kacin, në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia duhet ta plotësojë për t’u bërë anëtare e BE-së. Megjithatë, ai ka shtuar se thelbi i çështjes është - nëse Serbia dëshiron apo nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën.Nëse Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën, atëherë - sipas Kacinit - ajo duhet të presë që Kosova të bëhet pjesë e BE-së. “Kjo do të thotë se Serbia do të jetë shteti i fundit i rajonit që do të bëhet pjesë e BE-së. Pasi që, momentalisht, Kosova është larg madje edhe nga liberalizimi i vizave, e lërë më nga anëtarësimi në BE”, ka thënë Kacin.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

