Në Britani akuzohen katër deputetë për vjedhje
( 0 Votes )
Një anëtar i partisë Konservatore në opozitë në Dhomën e Lordëve Lordi Hanningfield , dhe tre deputetë nga partia Laburiste në pushtet, Elliot Morley, David Chaytor and Jim Devine akuzohen për keqpërdorim të shpenzimeve.
Lajmi bëhet i ditur nga media britanike BBC e cila thotë se deputetët ndodhen përballë akuzave të shumëfishta sipas Ligjit për vjedhje. Bëhet e ditur se të gjithë të akuzuarit i kanë mohuar menjëherë akuzat ndaj tyre.
Në deklaratat e tyre, tre deputetët thanë se ishte çështje për komisionin parlamentar që të impononte zbatimin e rregullave rreth rimbursimit të shpenzimeve dhe se do t'a mbrojnë fuqimisht pozicionin e tyre. BBC bën të ditur se akuzat rreth keqpërdorimit të sistemit të rimbursimit të shpenzimeve vazhdon të nxisë zemërim të madh në opinion këtu në Britani ku zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen brenda disa muajve.
Një anëtar i partisë Konservatore në opozitë në Dhomën e Lordëve Lordi Hanningfield , dhe tre deputetë nga partia Laburiste në pushtet, Elliot Morley, David Chaytor and Jim Devine akuzohen për keqpërdorim të shpenzimeve. Lajmi bëhet i ditur nga media britanike BBC e cila thotë se deputetët ndodhen përballë akuzave të shumëfishta sipas Ligjit për vjedhje. Bëhet e ditur se të gjithë të akuzuarit i kanë mohuar menjëherë akuzat ndaj tyre.
Në deklaratat e tyre, tre deputetët thanë se ishte çështje për komisionin parlamentar që të impononte zbatimin e rregullave rreth rimbursimit të shpenzimeve dhe se do t'a mbrojnë fuqimisht pozicionin e tyre. BBC bën të ditur se akuzat rreth keqpërdorimit të sistemit të rimbursimit të shpenzimeve vazhdon të nxisë zemërim të madh në opinion këtu në Britani ku zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen brenda disa muajve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

