Rebelët somalezë vrasin 16 persona dhe plagosin me dhjetra
( 0 Votes )
Së paku 16 persona humbën jetën sot në Somali si pasojë e luftimeve ndërmjet Forcave të sigurisë dhe militantëve Islamik.
Predhat që shpërthyen ishin fatale për jetën e 16 personave duke lënë edhe dhjetëra të lënduar, nga sulmet e militantëve islamik, në Somali. Militantët kishin si objektiv pallatin presidencial në kryeqytetin Mogadishu, mirëpo shumë predha të tyre përfunduan në oborret e civilëve të pafajshëm. Disa bomba, kanë përfunduar edhe në tregun më të madh të kryeqytetit. Rebelët që i përkasin grupit të quajtur Al Shaaba shpesh godasin nga kodrat përreth qytetit. Nga sulme të tilla, që nga viti 2007 besohet se kanë humbur jetën më shumë se 21 mijë njerëz dhe më shumë se 1.5 milion janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. Rebelët e këtij grupi konsiderohen nga Uashingtoni si degë e Al-Qaedas. Agjensionet perëndimore të Sigurisë thonë se Somalia është shndërruar në oazë për militantët islamist, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë.
Së paku 16 persona humbën jetën sot në Somali si pasojë e luftimeve ndërmjet Forcave të sigurisë dhe militantëve Islamik.Predhat që shpërthyen ishin fatale për jetën e 16 personave duke lënë edhe dhjetëra të lënduar, nga sulmet e militantëve islamik, në Somali. Militantët kishin si objektiv pallatin presidencial në kryeqytetin Mogadishu, mirëpo shumë predha të tyre përfunduan në oborret e civilëve të pafajshëm. Disa bomba, kanë përfunduar edhe në tregun më të madh të kryeqytetit. Rebelët që i përkasin grupit të quajtur Al Shaaba shpesh godasin nga kodrat përreth qytetit. Nga sulme të tilla, që nga viti 2007 besohet se kanë humbur jetën më shumë se 21 mijë njerëz dhe më shumë se 1.5 milion janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. Rebelët e këtij grupi konsiderohen nga Uashingtoni si degë e Al-Qaedas. Agjensionet perëndimore të Sigurisë thonë se Somalia është shndërruar në oazë për militantët islamist, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

