Mbingarkesa në varkë mbyt disa persona në Indi
( 0 Votes )
Mbingarkesa e një varke e cila po lundronte në lumin Godava të Indisë ka bërë që të mbyten së paku 10 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. 20 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Kapaciteti I varkës ishte për 35 persona, ndërsa në të ishin 80 fëmijë gra dhe të moshuar. Mediat locale bënë të ditur se anija ishte mbushur me pelegrin Indian të cilët ishin nisur për në tempullin Lakshmi Narashim. Bëhet e ditur se deri më tani janë nxjerrë nga lumi 10 trupa të pajetë kryesisht të atyre që ishin të pafuqishëm për të notuar deri në brigjet e Lumit. Derisa ekipet shpëtimtare vazhdonin të kërkonin për të mbijetuar, numri I familjarëve të brengosur që u grumbulluan rreth anijes fatkeqe rritej çdo minutë. Aksidentet e kësaj natyre nuk janë të rralla në Indi. Shkaku më i shpeshtë i aksidenteve janë mos zbatimi i masave të sigurisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

