Një aeroplan udhëtarësh përplaset në ujërat e Detit Mesdhe
( 0 Votes )
Një aeroplan i kompanisë ajrore të Etiopisë, me 90 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është përplasur të hënën në ujërat e detit Mesdhe, afër brigjeve të Libanit. Raportohet se aeroplani është zhdukur nga radarët 5 minuta pasi që është ngritur, nga aeroporti i Bejrutit. Shërbimet shpëtimtare kanë filluar me tërheqjen e kufomave të para nga vendi i rrëzimit të aeroplanit etiopian. Autoritetet libaneze konfirmojnë se ushtria dhe misioni policor i OKB-së deri tani kanë nxjerrë nëntë kufoma, por puna e tyre është vështirësuar për shkak të kushteve të këqija të motit. Mediat libaneze shkruajnë se është e mundshme që dikush ta ketë mbijetuar rrëzimin, por tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar për ndonjë person të mbijetuar. Lidhur me rastiska folur edhe presidenti libanez Mihell Sulejman, i cili deklaroi se tani për tani nuk ka shenja se bëhet fjalë për sulm terrorist. Sipas zyrtarëve 50 udhëtarë ishin të nacionalitetet Libanez, 22 Etiopian, dhe të tjerë ishin Francez, Gjerman dhe Britanik. Njëra nga udhëtarët ishte edhe bashkëshortja e ambasadorit francez në Liban. Aeroplani duhet të fluturonte për në Adisë-Abebë të Etiopisë.
Një aeroplan i kompanisë ajrore të Etiopisë, me 90 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është përplasur të hënën në ujërat e detit Mesdhe, afër brigjeve të Libanit. Raportohet se aeroplani është zhdukur nga radarët 5 minuta pasi që është ngritur, nga aeroporti i Bejrutit. Shërbimet shpëtimtare kanë filluar me tërheqjen e kufomave të para nga vendi i rrëzimit të aeroplanit etiopian. Autoritetet libaneze konfirmojnë se ushtria dhe misioni policor i OKB-së deri tani kanë nxjerrë nëntë kufoma, por puna e tyre është vështirësuar për shkak të kushteve të këqija të motit. Mediat libaneze shkruajnë se është e mundshme që dikush ta ketë mbijetuar rrëzimin, por tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar për ndonjë person të mbijetuar. Lidhur me rastiska folur edhe presidenti libanez Mihell Sulejman, i cili deklaroi se tani për tani nuk ka shenja se bëhet fjalë për sulm terrorist. Sipas zyrtarëve 50 udhëtarë ishin të nacionalitetet Libanez, 22 Etiopian, dhe të tjerë ishin Francez, Gjerman dhe Britanik. Njëra nga udhëtarët ishte edhe bashkëshortja e ambasadorit francez në Liban. Aeroplani duhet të fluturonte për në Adisë-Abebë të Etiopisë. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

