Ivanoviq: Serbia është e hidhëruar me Malin e Zi
( 0 Votes )
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq ka reaguar në një intervistë dhënë radios BBC në gjuhën shqipe mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi me Kosovën.
Sipas tij Podgorica ka vepruar në kundërshtim me vullnetin e popullit malazez, duke acaruar në këtë mënyrë marrëdhëniet me Serbinë.
Ai deklaruar se e ka mirëpritur thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për bashkëpunim rajonal mes Prishtinës dhe Beogradit, por ka nënvizuar se ky bashkëpunim nuk mund të ndodhë në qoftë se udhëheqësit kosovarë vazhdojnë të këmbëngulin për pavarësinë e Kosovës. Ivanoviq ka theksuar se Serbia nuk do të pranonte kurrë që të bisedonte me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës së pavarur pa praninë e UNMIK-ut apo EULEX-it.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq ka hedhur supozimin e tij se Përfaqësuesi ndërkombëtar civil Pieter Feith dhe Zyra Ndërkombëtare Civile në Prishtinë, po angazhohen që të anulojnë dhe eliminojnë UNMIK-un në Kosovë. Në një intervistë për televizionin publik serb RTS, ai ka thënë se me këtë taktikë tentohet të zhbëhet Rezoluta 1244 e cila i jep të drejtën Serbisë që të vazhdojë betejën për ruajtjen e integritetit të saj territorial në Kosovë.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës