Manovra të përbashkëta të Turqisë dhe Sirisë
( 0 Votes )
Turqia do të mbajë manovra të përbashkëta ushtarake me Sirinë. Edhe atë vetëm disa ditë pasi Ankaraja zyrtare kundërshtoi mbajtjen e ushtrimeve me Izraelin.
Informacionin e bëri të ditur Ministri sirian i Mbrojtjes Ali Habib, të martën në Damask.
Ai deklaroi se dy ushtritë do të zhvillojnë manovra në fusha të ndryshme që janë në funksion të garantimit të sigurisë në rajonin kufitar.
Zyrtarisht, kundërshtimi i Turqisë, një anëtar i NATO-s për të manovruar së bashku me ushtrinë izraelite, nuk rrezikon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Siria megjithatë mendon ndryshe. Kryediplomati i këtij vendi Vahid Moallemi, pas një vizite që zhvilloi ditë më parë në Turqi, deklaroi se veprimi i tillë nga Ankaraja lidhet me sulmet izraelite në Gaza.
Homologu i tij turk Ahmet Davutoglu përsëriti qëndrimin se Turqia nuk e ka dënuar politikisht Izraelin.
Megjithatë, hezitimi i Ankarasë për të marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët me Izraelin bëri të dështojë manovra ndërkombëtare ku parashihej të merrnin pjesë edhe ushtritë e SHBA-s dhe Italisë.
Turqia do të mbajë manovra të përbashkëta ushtarake me Sirinë. Edhe atë vetëm disa ditë pasi Ankaraja zyrtare kundërshtoi mbajtjen e ushtrimeve me Izraelin.Informacionin e bëri të ditur Ministri sirian i Mbrojtjes Ali Habib, të martën në Damask.
Ai deklaroi se dy ushtritë do të zhvillojnë manovra në fusha të ndryshme që janë në funksion të garantimit të sigurisë në rajonin kufitar.
Zyrtarisht, kundërshtimi i Turqisë, një anëtar i NATO-s për të manovruar së bashku me ushtrinë izraelite, nuk rrezikon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Siria megjithatë mendon ndryshe. Kryediplomati i këtij vendi Vahid Moallemi, pas një vizite që zhvilloi ditë më parë në Turqi, deklaroi se veprimi i tillë nga Ankaraja lidhet me sulmet izraelite në Gaza.
Homologu i tij turk Ahmet Davutoglu përsëriti qëndrimin se Turqia nuk e ka dënuar politikisht Izraelin.
Megjithatë, hezitimi i Ankarasë për të marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët me Izraelin bëri të dështojë manovra ndërkombëtare ku parashihej të merrnin pjesë edhe ushtritë e SHBA-s dhe Italisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

