Gripi i derrit nuk ka të ndalur

Gripi i Derrit nuk ka të ndalur. Në Gjermani konfirmohen dy raste të reja, përderisa në Kolumbi konfirmohet një rast. Ndërkaq, Në Egjipt eskaloi situata si pasojë e vendimit për asgjësimin masiv të derrave nga qeveria në Kairo
Shpërndarja e Gripit të Derrit nuk ka të ndalur. Vetëm gjatë ditës së diel u raportuan edhe 2 raste të reja në pjesën lindore të Gjermanisë, në kufi me Poloninë. Drejtorit i Institutit Mjekësor Robert Koch, konfirmoi rastin e një çifti që janë të infektuar me virusin e derrit. Ata gjatë këtyre ditëve ishin kthyer nga Meksiko. Autoritetet gjermane njoftuan se edhe 20 raste të dyshimtë po ekzaminohen nëpër laboratorë.
Virusi zyrtarisht u përhap edhe në Amerikën Jugore. Ministria e Shëndetësisë në Kolumbi, konfirmoi se një shtetas i tyre është i sëmurë me virusin H1-N1.
Organizata Botërore e Shëndetësisë doli me një kumtesë ku thuhet se janë gjithsej 787 persona, në 17 shtete që janë të prekur nga virusi H1-N1.
Ndërkohë në Egjipt eskaloi situata e sigurisë pas vendimit të qeverisë që të ndërmerr një aksion për asgjësimin e të gjithë derrave në këtë vend. Fermerët që janë pjesëtarë të fesë katolike, në shenjë revolte u përleshën me policinë. E për të kthyer situatën nën kontroll, forcat egjiptase të rendit, u desh të përdorin gaz lotsjellës.
Në Meksikë vazhdojnë reagimet për etiketim të këtij vendi. Ministri i Shëndetësisë Jose Angel Cordova, tha se reagimi i shteteve evropiane dhe aziatike është i ekzagjeruar, duke marrë parasysh uljen e nivelit të shpërndarjes së virusit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

