Protesta të pozitës dhe opozitës në Iran
( 0 Votes )
Kryeqendra iraniane u bë mejdan i protestave qeveritare dhe atyre të opozitës.
Nëpër rrugët e Teheranit së pari dolën përkrahësit e lidershipit iranian për të kundërshtuar Izraelin, në atë që njihet si ditë e Jerusalemit, në përkrahje të popullatës palestineze.
Ndërkaq, në po të njëjtën ditë në protesta dolën edhe përkrahësit e liderëve reformistë opozitarë Mirhossein Mousavi dhe Mehdi Karoubit. Për pasojë ndodhën përleshje dhe u arrestuan më tepër se dhjetë persona.
Krerët iranianë në shumë raste u bënë thirrje përfaqësuesve të atyre që nuk janë në pushtet të mos shfaqin pakënaqësi në ditën kur Teherani kërkon drejtësi për palestinezët.
Këto thirrje kanë hasur në vesh të shurdhër nga opozita e cila stërmbushi rrugët e Teheranit duke brohoritur kundër liderit supreme Ajatullah Ali Khamenei dhe Presidentit aktual.
Opozita iraniane nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që u fituan nga Mahmood Ahmadinexhad.
Kryeqendra iraniane u bë mejdan i protestave qeveritare dhe atyre të opozitës. Nëpër rrugët e Teheranit së pari dolën përkrahësit e lidershipit iranian për të kundërshtuar Izraelin, në atë që njihet si ditë e Jerusalemit, në përkrahje të popullatës palestineze.
Ndërkaq, në po të njëjtën ditë në protesta dolën edhe përkrahësit e liderëve reformistë opozitarë Mirhossein Mousavi dhe Mehdi Karoubit. Për pasojë ndodhën përleshje dhe u arrestuan më tepër se dhjetë persona.
Krerët iranianë në shumë raste u bënë thirrje përfaqësuesve të atyre që nuk janë në pushtet të mos shfaqin pakënaqësi në ditën kur Teherani kërkon drejtësi për palestinezët.
Këto thirrje kanë hasur në vesh të shurdhër nga opozita e cila stërmbushi rrugët e Teheranit duke brohoritur kundër liderit supreme Ajatullah Ali Khamenei dhe Presidentit aktual.
Opozita iraniane nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që u fituan nga Mahmood Ahmadinexhad.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

