Dalai Lama: Nuk erdha për politikë
( 0 Votes )
Për këta dhjetëra protestuesë kinez në Tai Pei, lideri shpirtëror tibetian Dalai Lama kishte një përgjigje.
“Nuk kam ardhur për asnjë qëllim politik”, ishte deklarata e këtij udhëheqësi drejtuar turmës së mbledhur, e cila filloi protestën qysh në ditën e parë të vizitës së prijësit shpirtëror tibetian në ishullin e vetadministruar të Tajvanit.
Lama deklaroi se secili qëndrim i tij jashtë vendit cilësohet nga të ashtuquajturit ekspertë kinezë, si mision me prapavijë politike.
Ndërkohë, demonstruesit me parullat Dalai ik dhe Tajvani e Tibeti janë toka kineze, vazhduan brohoritjen kundër liderit në ekzil.
Opinioni publik në Tajvan vazhdon të jetë i ndarë në lidhje me vizitën e prijësit religjioz dhe fituesit të çmimit nobel për paqe.
Një pjesë e madhe e popullatës në Tajvan mendon se vizita e Lamas në ishullin e paqësorit lindor mund të shkaktojë vetëm dëm.
Ndryshe, prijësi tibetian arriti të dielën në Taipei për të vizituar tajvanezët, të cilët u goditën nga tajfuni Morakot, që konsiderohet të ketë vrarë rreth 750 persona.
Për këta dhjetëra protestuesë kinez në Tai Pei, lideri shpirtëror tibetian Dalai Lama kishte një përgjigje.“Nuk kam ardhur për asnjë qëllim politik”, ishte deklarata e këtij udhëheqësi drejtuar turmës së mbledhur, e cila filloi protestën qysh në ditën e parë të vizitës së prijësit shpirtëror tibetian në ishullin e vetadministruar të Tajvanit.
Lama deklaroi se secili qëndrim i tij jashtë vendit cilësohet nga të ashtuquajturit ekspertë kinezë, si mision me prapavijë politike.
Ndërkohë, demonstruesit me parullat Dalai ik dhe Tajvani e Tibeti janë toka kineze, vazhduan brohoritjen kundër liderit në ekzil.
Opinioni publik në Tajvan vazhdon të jetë i ndarë në lidhje me vizitën e prijësit religjioz dhe fituesit të çmimit nobel për paqe.
Një pjesë e madhe e popullatës në Tajvan mendon se vizita e Lamas në ishullin e paqësorit lindor mund të shkaktojë vetëm dëm.
Ndryshe, prijësi tibetian arriti të dielën në Taipei për të vizituar tajvanezët, të cilët u goditën nga tajfuni Morakot, që konsiderohet të ketë vrarë rreth 750 persona.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 11/05/2010 19:31 - Helen Mirren shkrihet në dyll
- 11/04/2010 14:17 - Dalai Lama uron pavarësinë e Kosovës
- 18/02/2010 19:28 - Presidenti Obama takohet me liderin shpirtëror tibetian Dalai Lama
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

