11 persona vdesin nga një shpërthim në Ingusheti
( 0 Votes )
Shpërthimi i një kamioni në rajonin rus të Ingushetisë të hënën mori jetën e të paktën 11 personave.
Kamioni, ishte i mbushur përplot eksploziv, ndërsa ishte parkuar pikërisht para stacionit policor të Nazranit.
Të paktën 50 persona të tjerë janë lënduar rëndë, dhe shumë nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet ruse thanë se në kamion ishin vendosur plot 50 kilogram eksploziv TNT, që shkatërruan plotësisht veturat dhe lokalet policore përreth.
Bomba shpërtheu pikërisht në momentet kur policia në Nazran po zhvillonte inspektimin e përditshëm.
Ky sulm vjen pak ditë pas vrasjes së Ministrit të Brendshëm të këtij vendi Ruslan Amerkhanov, dhe atentatit të pasuksesshëm ndaj Presidentit dhe ish numrit një të forcave ruse në Kosovë, Junus Bek Jevkurov.
Ingushetia është një shtet autonom rus në pjesën e Kaukazit. Ky vend është i populluar nga një shumicë myslimane, ndërsa kufizohet me rajonin e trazuar të Çeçenisë.
Shpërthimi i një kamioni në rajonin rus të Ingushetisë të hënën mori jetën e të paktën 11 personave.Kamioni, ishte i mbushur përplot eksploziv, ndërsa ishte parkuar pikërisht para stacionit policor të Nazranit.
Të paktën 50 persona të tjerë janë lënduar rëndë, dhe shumë nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet ruse thanë se në kamion ishin vendosur plot 50 kilogram eksploziv TNT, që shkatërruan plotësisht veturat dhe lokalet policore përreth.
Bomba shpërtheu pikërisht në momentet kur policia në Nazran po zhvillonte inspektimin e përditshëm.
Ky sulm vjen pak ditë pas vrasjes së Ministrit të Brendshëm të këtij vendi Ruslan Amerkhanov, dhe atentatit të pasuksesshëm ndaj Presidentit dhe ish numrit një të forcave ruse në Kosovë, Junus Bek Jevkurov.
Ingushetia është një shtet autonom rus në pjesën e Kaukazit. Ky vend është i populluar nga një shumicë myslimane, ndërsa kufizohet me rajonin e trazuar të Çeçenisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

