( 0 Votes )
Një autobus i linjës Athinë - Sarandë është sulmuar me bomba molotov teksa po lëvizte pak pas mesnatës të së dielës. Lajmi është konfirmuar mediat shqiptare nga ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi por dhe nga vetë shoferi i autobusit, Leonard Berberi.
Njëra nga bombat molotov ka shkaktuar flakë dhe në gomat e autobusit, si dhe janë thyer disa xhama të autobusit, por nuk raportohet për të lënduar ose dëme të tjera të rënda.
Autobusi me targa SR 5892 B i kompanisë “Saranda Ekspres” po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë kur është sulmuar nga një grup personash në kilometrin e 44 të rrugës nacionale Antiriu- Janinë.
Mediat e Tiranës bëjnë të ditur se se ka mundesi qe autobusi te jete goditur nga tifoze te zemeruar, pasi ne qytetin e Patres mbasditen e se dieles u zhvillua nje ndeshje futbolli midis ekipit te Pan Ahaikise dhe Korfuzit, e cila disa here degjeneroi ne akte dhune midis tifozeve te dy ekipeve.Paralelisht po hetohet edhe pista e nje sulmi racial.
Ky është rasti i dytë kur një autobus me targa shqiptare është sulmuar në tokën greke, ku një muaj më parë më 3 korrik 2010, disa persona të armatosur dhe me maska sulmuan një lokal, ku ishin ndaluar tre autobus të linjës Athinë – Tiranë. Nga sulmi mbetën të plagosur tre shqiptarë. Incidenti u shënua në qytetin e Agrinios, rreth 330 km nga kryeqyteti grek. Deri tani ende nuk ka njoftime për arrestimin e autorëve të këtij sulmi.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|