gototopgototop
( 49 Votes )

Baton Haxhiu

Baton Haxhiu është Drejtor i Përgjithshëm i TV Klan Kosova. Ai është një prej emrave që kanë bërë historinë e shtypit dhe mediave të Kosovës dhe një prej gazetarëve më të njohur në hapësirën shqiptare. Karrierën e filloi në vitin 1987, përderisa 12 vite më pas në vitin 1999 u shpall gazetari më i mirë i vitit, nga CPJ-New York, duke u shpërblyer me këtë çmim prestigjioz. Gjatë viteve të kaluara ka punuar me gazetën Koha Ditore, si Kryeredaktor dhe Drejtor i Informacionit, si Drejtor dhe Themelues i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës, si anëtar i Bordit të RTK, Drejtor i Përgjithshëm i Gazetës Express e tjerë.

Aktualisht, Baton Haxhiu, është Drejtor i Përgjithshëm i TV Klan Kosova. Ai është drejtues edhe i dy emisioneve, Zona B që transmetohet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në orën 20.35 si dhe i emisionit Zona e Debatit që transmetohet çdo të premte në orën 21.00.

 

Armand Shkullaku

Armand Shkullaku është Drejtor Ekzekutiv i TV Klan Kosova. Ai vjen në këtë detyrë pas një përvoje të gjatë, gati 20 vjeçare, në gazetari.

Shkullaku ka qenë një prej gazetarëve që morën pjesë në krijimin e të parës gazetë opozitare në Shqipëri, Rilindja Demokratike. Ai ka punuar për një periudhë të gjatë kohe më pas në gazetën e pavarur Koha Jonë, si reporter e më pas si një prej drejtuesve të saj, për 5 vjet, krahas shumë gazetarëve të rinj që sot janë drejtuesit kryesorë të mediave në Shqipëri.

Në vitin 1997, bashkë me Aleksandër Frangajn, Andi Bushatin, Sokol Ballën dhe Edmond Laçin, themeluan revistën Klan, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe prej nga do të merrte emrin edhe televizioni që do të krijohej më pas.

Në Tv Klan, Armand Shkullaku ka drejtuar për gati 7 vjet Departamantin e Informacionit, ndërsa aktualisht është drejtor ekzekutiv i TV Klan Kosova, projekti më ri që ka marrë udhë më 17 shkurt 2009.

Shtoje në:

Facebook    Deli.cio.us    Digg    Newsvine

Të reja:
Të vjetra:

Shpëtimi i Amserës

Shtoje në:

Facebook    Deli.cio.us    Digg    Newsvine

Të vjetra:

LAST_UPDATED2