Departamenti i Lajmeve në Tv Klan Kosova drejtohet nga dy kreredaktorët, Gazmend Syla dhe Fatmir Aliu.
Gazmend Syla drejton lajmet në Tv Klan Kosova pas një përvoje 10 vjeçare në shtypin e shkruar. Për tetë vjet me radhë ai ka punuar si gazetar i lartë për politikë në të përditshmen Koha Ditore. Me shkrimet e tij analitike dhe një stil të veçantë, ai arriti shumë shpejt të rreshtohet ndër gazetarët më profesionistë dhe më të respektuar në Kosovë.
Gazmend Syla ka kryer gjithashtu një vit specializim pasuniversitar në Kolegjin për Gazetari dhe Komunikim Masiv në Universitetin e Oklahomas, në Norman të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fatmir Aliu i bashkohet Tv Klan Kosovës pas një periudhe po ashtu të gjatë në gazetarinë e shkruar. Fatmiri startoi në këtë profesion menjëherë pas luftës dhe shumë shpjet u dallua për profesionalizmin e tij. Për katër vjet me radhë, në gazetën Koha Ditore, në deskun e politikës dhe diplomacisë, ai punoi si reporter i lartë. Në fushën e diplomacisë, rrallëherë ka ndodhur që të mos mbajë vendin e parë në lajme.
Njohës i frengjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe serbo- kroatishtes, Fatmir Aliu është sot një prej drejtuesve më në zë në botën e informacionit. Ai mban mbi vete dhe një përvojë të gjatë raportimi si gazetar për Agjensinë Gjermane të Lajmeve, DPA.
Zëvendëskryeredaktori Blerim Xhemajli, ka afro 9 vite përvojë në të përditshmen Koha Ditore. Fillimisht ishte korrespodent nga Mitrovica, e më pas si gazetar hulumtues ai mbuloi zhvillimet politike dhe ato të sigurisë. Një kohë raportoi edhe nga Tribunali i Hagës, si edhe nga zhvillime tjera të rëndësishme në rajon. Në dy vitet e fundit, ai ishte redaktor për politikë e siguri e më pas për ekonomi.
Blerim Xhemajli, tani ndjek studimet Master në Institutin Kosovar të Gazetarisë dhe Komunikimit (KIJAC), ndërsa ka përfunduar edhe shumë trajnime në gazetari, ndër të cilat edhe një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti i Lajmeve në Tv Klan Kosova synon të informojë me profesionalizëm, objektivitet dhe paanshmëri. Ky departament përbëhet nga 20 gazetarë e redaktorë dhe 7 kameramanë. Shumica prej tyre kanë përgatitje superiore akademike dhe përvoja të gjata të punës.
Tv Klan Kosova ka si qëllim të mbërrijë i pari aty ku lajmi ndodh dhe ta sjellë atë po i pari tek shikuesit. Lajmi është busulla e vetme orientuese e Departamentit të Lajmeve, duke ruajtur gjithnjë etikën profesionale.
Paanshëmria e plotë dhe raportimi profesional në të gjitha kronikat dhe edicionet e lajmeve, mbetet sfida e përhershme e gazetarëve të Klan Kosova.
Gazetarë:
Kushtrim Sadiku
Avdyl Pajaziti
Valentina Ahmeti
Arbër Jashari
Lindita Dedinca
Rajmonda Zhdrella
Shkodran Gajraku
Zija Miftari
Arsim Lani
Naile Dema
Kosovë Gjoci
Kushtrim Reshitaj
Iliri Pireva
Diana Basholli
Kameramanë:
Amir Krasniqi
Hëzër Bekliqi
Eros Bardhi
Fatos Zogaj
Bardh Stublla
Arian Haliti
Arben Restelica
Festim Regjepi
Admir Korenica
Erand Hyseni
Veton Mysteqoku
Prezantuesit e Lajmeve:
Donika Berisha
Zana Zhaveli
Donjeta Gashi
Orhan Murati
Kushtrimi Reshitaj
Moti
Përdallim nga televizionet tjera, Klan Kosova i jep rëndësi të veçantë parashikimit të motit, për të cilin kujdeset Liberta Spahiu dhe Nek Miftari. Temperaturat dhe moti, përveç Kosovës, jepen edhe për Shqipëri, rajon dhe vendet kryesore evropiane. Edicionet e motit fillojnë me mëngjes në Orën 7 dhe vazhdojnë gjatë ditës në ora 13:30, në mbrëmje në ora 20:30 dhe dhe 23:00, si dhe pas mesnatës në ora 1:10.
Prezantuesit e motit
Liberta Spahiu
Nek Miftari
Lajmet në TV Klan Kosova transmetohen në këto orare: Edicionet e mëngjesit fillojnë në ora 07.00 dhe pastaj vijojnë edicionet e tjera shkurt në 07.30, 08.00, 08.30 dhe i fundit në 09.10.
Edicioni i plotë i mesditës transmetohet në ora 13.00. Ndërsa edicioni qendror është ai orës 20.00 dhe në mbrëmje lajmet transmetohen në ora 22.30.
| < Paraprake |
|---|
- 06/12/2011 15:00 - Kush jemi
- 27/04/2009 22:38 - Programi i mëngjesit
- 07/04/2009 08:44 - Marketingu
- 25/03/2009 23:05 - Drejtoria
- 25/03/2009 22:57 - Sporti

