ORA 7 synon që çdo mëngjes të jetë pjesë e familjeve kosovare duke sjellë informacione të larmishme, reportazhe nga çdo cep i Kosovës, intervista për tema të aktualitetit, të ftuar të ndryshëm, ngjarje nga vendi dhe bota që u interesojnë më së shumti shikuesve.
TV “Klan Kosova” synon që me “ORA 7” të sjellë pjesën më të bukur, më të re dhe më vitale të Kosovës. Ora 7 dëshiron që shikuesit, të çfarëdolloj moshe qofshin, të zgjohen mirë dhe të nisin ditën bukur bashkë me ekipin e mëngjesit të Klan Kosova.
Programi i mëngjesit zgjat 2 orë e 20 minuta dhe brenda kësaj hapësire ka një shumëllojshmëri temash që përgatiten dhe trajtohen me kujdes dhe profesionalizëm të lartë nga një ekip i ri dhe i talentuar gazetarësh.
ORA 7 kërkon të jetë pamja e Kosovës së re, të rritet bashkë me Kosovën dhe të mbetet përherë programi më i dashur i mëngjesit për të gjitha familjet kosovare. Siç dhe motoja e këtij emisioni, dita tashmë nis në ORA 7.
Këto janë rubrikat që e përbëjnëemisionin e mëngjesit:
“Sytë 7”, “Press”, “Web”, “Moti”, “Botë”, “Metropol”, “Shije”, “Në formë”, “Muzikë”, “Film”, “Letërsi”, “Kuriozitet”, “Muze”, “Arkitekturë”, “Kopshtari”, “Hi- Tech”, “Kafshët” etj.
Për realizimin e emisionit “Ora 7”, punojnë këta gazetarë:
Milot Hasimja - kryeredaktorë
Alaudin Hamiti -moderator
Saranda Bujupi-Rama – redaktore
Fatos Dili - gazetar
Agnesa Demaj – gazetare
Gonxhe Gerxhaliu - gazetare
Shqipe Berisha - gazetare
Jon Ajeti - gazetar
Burim Goxhuli – drejtues i rubrikës “sytë 7”
Naile Dema dhe Kimete Rama– prezantuese të lajmeve
Shpresa Sekiraqa dhe Nek Miftari– prezantues të motit
Kameramanët e terrenit:
Admir Korenica
Hëzër Bikliqi
Arian Haliti
Ilir Hasani
Ora 7 ka një ekip prej më shumë se 30 personash, përfshirë regjinë, kameramanët e studios, montazhierët e stafin tjetër teknik.
Fillojeni ditën tuaj mbarë...zgjohuni me “Ora 7”
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 12/04/2013 17:03 - Info Magazine
- 06/12/2011 15:00 - Kush jemi
- 07/04/2009 08:44 - Marketingu
- 25/03/2009 23:05 - Drejtoria
- 25/03/2009 22:57 - Sporti
- 25/03/2009 22:55 - Departamenti i Lajmeve

